
FOTO ILUSTRUESE
SHBA- Gjykata e Lartë e SHBA ka urdhëruar administratën presidentit Donald Trump të ndalojë deportimin e anëtarëve të akuzuar të bandës venezueliane sipas një ligji të kohës së luftës të shekullit të 18-të. Kjo lëvizje vjen pasi një grup për liritë civile po padit administratën për dëbimet e planifikuara të venezuelianëve të mbajtur në një qendër paraburgimi në Teksas.
Të shtunën, Gjykata e Lartë urdhëroi qeverinë që “të mos largojë asnjë anëtar të klasës së supozuar të të burgosurve nga Shtetet e Bashkuara deri në urdhër të mëtejshëm të kësaj Gjykate”./ZËRI
Poll