Bota

Gjykata Speciale liron nga burgu Hysni Gucatin

Gjykata ka rrëzuar ndërkohë kërkesën e Haradinajt për t’u liruar

E.K
Gjykata Speciale liron nga burgu Hysni Gucatin
Hysni Gucati

HAGË- Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, ka pranuar kërkesen e Hysni Gucatit për t’u liruar nga burgu, ndërkohë që ka rrëzuar kërkesën e njëjtë të Nasim Haradinajt. Lajmin e ka bërë me dije gazetari dhe ish-ushtari i UÇK-së, Astrit Gashi, i cili thotë se Gucati do të kthehet në Kosovë të mërkurën e ardhshme.

Duke qenë se dy ish-krerët e OVL-ÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, e kanë kaluar shumicën e vuajtjes së dënimit, avokatët e tyre kishin dorëzuar kërkesat për lirim të parakohshëm për klientët e tyre.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj ishin dënuar fillimisht me nga 4 vjet e gjashtë muaj burgim. Më pas, Gjykata e Apelit në Hagë ua zbuti dënimin në 4 vjet e tre muaj. Ata janë arrestuar që nga shtatori i vitit 2020.

Postimi i plotë i Gashit:

Lirohet Hysni Gucati ndërsa, Gjykata Speciale ben skandalin e radhës ndaj, Nasim Haradinaj të cilit nuk i aprovon kërkesën për lirim të hershëm.!

Gjykata speciale e humbi krentibilitetin e saj me arrestimin Nasim Haradianjt dhe Hysni Gucatit Haradinajt per dosjet qe rrjedhën nga gjykata! Tregojë që nuk është aspak humane kur nuk e lirojë Nasim Haradinajn ne varrimin e vëllait të tij i cili ndërroj jetë muaj më parë

Gjykata Speciale duke ditur se po shkel të gjitha të drejtat me elementare njerëzorë po tenton përmes shantazhit të beje presion ne djemtë me te mire të luftës por Nasim Haradinaj nuk thyhet, nuk u thye as kur regjimi barbar burgosi babain e tij Ismail Haradinajn , vëllain 14 vjeçar Agronin në varrimin e te cilit gjykata speciale nuk e lejoj të vijë për të perdore si forme presioni ndaj Gjeneralit që se humbi asnjë beteje Nasim Ismail Haradinaj.

Me këto veprime të turpshme kjo gjykatë e sponsorizuar nga kuzhinat e Putinit po behet njollë e zeze e drejtësisë evropiane. Edhe çka duhet të ndodhe që ky popull të dele ne rrugë dhe te protestoj kundër kësaj prokurorie fashiste e cila nuk u interesa asnjëherë per 20 mije shqiptarë të vrarë por ne emër te drejtësisë po bashkëpunon me kriminel lufte! (Hysni Gucati vjen të merkurën në Kosovë) LIRIA KA EMER, LIRI PËR ÇLIRIMTARËT. 

Poll

MOS HUMB