Aktualitet

RRËQETHËSE- Po priste fëmijë me vrasësin, por e masakroi me thikë në mitër 41-vjeçaren shqiptare

Të dy pretendojnë se nuk kanë dashur ta vrisnin gruan, por ta grabitnin.

f.t
RRËQETHËSE- Po priste fëmijë me vrasësin, por e
Georgia Murati dhe partneri i saj

GREQI- Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasja makabër e shqipatres shtatzënë në Greqi, nga partneri i saj dhe një mik i tij. Siç raportohet deri tani nga hetimet paraprake dy persona i kishin zënë pritë gruas fatkeqe dhe sapo ajo shkeli në shtëpinë e partnerit të saj, e sulmuan dhe e vranë. Deri më tani dy të pandehurit po japin versione të ndryshme për atë që ka ndodhur duke mos bindur Policinë, shkruan Protothema.

Të dy pretendojnë se nuk kanë dashur ta vrisnin gruan. Më konkretisht, shoku i partneres së 41-vjeçares tha se kishin vendosur ta grabisnin, por partneri i saj e vrau atë. Por nga ana tjetër, partneri i gruas nuk e pranon përfshirjen e tij në vrasje dhe thotë se donin të shkonin në shtëpinë e prindërve për të marrë disa para.

PROVAT

Provat ndaj dy burrave janë të shumta dhe dolën nga një material i pasur video, nga kontrolli i bërë në shtëpinë e partnerit të gruas ku u gjetën ADN dhe gjurmët e gishtave, nga gjetja e provave të krimit si çarçafë dhe dysheku i krevatit me gjurmë gjaku pranë shtëpisë së autorit të dyshuar.

SI NDODHI SULMI

Për sa i përket afatit kohor të vrasjes brutale, nga hetimet e policisë u zbulua se gjithçka ndodhi në orën 23:00 të natës së ndërrimit të viteve, kur 41-vjeçarja shkoi në shtëpinë e partnerit të saj 39-vjeçar. Sa ka hyrë në banesë, 41-vjeçarja është sulmuar nga dy personat të cilët e kanë kapur me forcë dhe me kërcënimin e thikës i kanë vënë prangat dhe i kanë zënë gojën me ngjitës. Ata më pas e çuan atë në dhomën e gjumit, ku i shkaktuan plagë të shumta me thikë në barku, duke i prekur zonën e qafës së mitrës, edhe pse e dinin shumë mirë se e reja po priste një fëmijë. Goditjet ishin fatale dhe Gerogia Murati humbi jetën.

Më pas, partneri dhe shoku i tij morën një baule dhe më pas e çuan në një zonë me shkurre në Halkidiki. Kur janë kthyer në vendin e krimit janë përpjekur të asgjësojnë gjurmët dhe provat e krimit, duke pastruar banesën dhe duke hedhur provat e krimit, si rrobat dhe sendet personale të viktimës, mjetet e ekzekutimit dhe dyshekun e krevatit. Pra zhdukën çdo gjurmë të saj.

Shqiptarja që mbeti viktimë ishte nënë e një vajze 13-vjeçare nga martesa e parë ndërsa bashkëjetonte së fundmi me 39-vjeçarin. Georgia ishte ishte 3-muajshe shtatzënë, në pritje të një fëmije me autorin e vrasjes së saj. Ishte ky i fundit që denoncoi zhdukjen e Muratit gjatë natës se ndërrimit të viteve duke deklaruar në polici se partnerja e tij nuk ishte kthyer në shtëpi pas punës. Partneri i viktimës më herët kishte tentuar të devijonte hetimet e autoriteteve duke deklaruar se gruaja i kishte dërguar një mesazh ku i thoshte se kishte shkuar nga shtëpia e mamasë së saj, ndërsa kishte marrë me vete edhe një shumë prej 5000 eurosh.Trupi i gruas fatkeqe u gjet në një zonë të pyllëzuar brenda një bauleje, pasi ishte vrarë me thikë. Përveç partnerit së 41-vjeçarit, është arrestuar edhe shoku i tij, i cili e ka ndihmuar për zhdukjen e trupit./ZËRI

Poll

MOS HUMB