Bota

Habit me deklaratën Braverman: Të pastrehët “zgjodhën” këtë mënyrë jetese

Këto komente Suella Braverman i bëri si një paralajmërim për planet e qeverisë ku ajo bën pjesë, në heqjen e tendave të ngritur nga të pastrehët. Sipas saj të tilla mënyra akomodimi brenda zonave urbane nga të huajt duhet të marrin fund.

k.m.
Habit me deklaratën Braverman: Të pastrehët
Suella Braverman

BRITANI E MADHE- Sekretarja e brendshme britanike, Suella Braverman, është vënë nën kritika të forta pasi deklaroi se “të pastrehët në rrugët e Anglisë qëndrojnë të tillë pasi ata zgjedhin këtë lloj stil jetese”. Në një postim në Platformën X të shtunën, Braverman tha se ajo dëshiron të ndalojë njerëzit e pastrehë që të vendosin tendat e tyre në hapësira publike.

“Ne nuk mund të lejojmë që rrugët tona të pushtohen nga vargje çadrash të banuara nga njerëz, shumë prej tyre nga jashtë, të cilët jetojnë në rrugë duke zgjedhur këtë mënyrë jetese,"-shkruhet në postimin e Braverman.

Këto komente Suella Braverman i bëri si një paralajmërim për planet e qeverisë ku ajo bën pjesë, në heqjen e tendave të ngritur nga të pastrehët. Sipas saj të tilla mënyra akomodimi brenda zonave urbane nga të huajt duhet të marrin fund.

“Ne nuk mund të lejojmë rrugët tona të bllokohen prej të huajve të cilët zgjedhin këtë lloj jetese”, ka theksuar ajo.

Postimi ka ngjallur zemërim nga organizatat e ndihmës, opozita dhe madje edhe disa deputetë konservatorë pasi Britania po përballet me një krizë akute strehimi dhe kostoje jetese të përkeqësuar nga inflacioni. Aktivistë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut protestuan poshtë zyrës së Suella Braverman, ku i kërkuan të ndalojë gjuhën e urrejtjes dhe frikës ndaj të huajve. Ndërkohë Kryeministri Rishi Sunak nuk i komentoi, por as nuk i kritikoi komentet e Braverman.

Poll

MOS HUMB