Bota

Haga në këmbë! Dëshmitari ofendohet nga 'Metohija', Prokuroria i kërkon falje

Gozhuli është ofenduar për shkak se njëri nga dy zyrtarët e Prokurorisë gjatë leximit të dokumentit ka shqiptuar fjalën "Kosovë e Metohi".

k.m.
Haga në këmbë! Dëshmitari ofendohet nga
Pamje nga gjyqi

HAGË- Sefer Gozhuli ka kthyer në çështje diskutimi një "lapsus" të Prokurorisë së Gjykatës Speciale për Krimet. Kjo pasi Gozhuli është ofenduar për shkak se njëri nga dy zyrtarët e Prokurorisë gjatë leximit të dokumentit ka shqiptuar fjalën "Kosovë e Metohi". Kjo ka qenë arsyeja për t'iu drejtuar Avokatit të Popullit të gjykatës Pietro Sperry, i cili është përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë atyre që janë nën ombrellën e këtij institucioni. Pas ankesës, ka ardhur edhe kërkesa e faljes.

"Kemi gabuar dhe nuk do ta bëjmë më,"-tha pala e Prokurorisë. I intervistuari Gozhuli vazhdoi me "leksionin" duke shtuar se përdorimi i termit të përmendur për Republikën e Kosovës është jashtëzakonisht fyes, sepse në Serbi ai term përdoret kur flitet në mënyrë nënçmuese; ndërsa Prokuroria nga ana e saj është justifikuar se termi "Kosovë e Metohi" është përdorur gabimisht.

Emri i krahinës jugore, Kosovë dhe Metohi, është në Kushtetutën e Serbisë. Territori Autonom i Kosovës dhe Metohisë është emërtimi zyrtar gjatë viteve 1945-1963 për Kosovën. Edhe sot, zyrtarët dhe mediat serbe, Republikës së Kosovës i referohen si Kosova dhe Metohija. Por në Kosovë nuk lejohet përdorimi i një terminologjie të tillë. Metohija, që në përkthim do të thotë "tokë nën administrimin e manastirit" dhe vjen nga fjala greke - metoh. Sipas serbëve, zona nga Peqi deri në Prizren gjeografikisht quhet Metohija pikërisht për shkak të metoheve të shumta të manastirit që ndodhen në këtë zonë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB