
ITALI- Në Caserta një burrë ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati.
Sipas mediave italiane, viktima mund të ketë qenë një hajdut që ka tentuar të arartisej, pasi kishte hyrë në një apartament për të vjedhur. Disa banorë kanë lajmëruar policinë. Nga sa mësohet, hajduti ishte me një bashkëpunëtor i cili megjithatë arriti të arratisej.
Të dy ishin brenda një apartamenti kur u zbuluan nga fqinjët dhe vendosën të iknin, nga ballkoni. Në atë moment njëri prej grabitësve humbi ekuilibrin dhe ra mbi dhjetë metra lartësi.
Në pallatin ku ndodhi krimi jeton edhe ish-kryebashkiaku i Caserta-s, Pio Del Gaudio, por në përmasa të ndryshme nga ajo e “vizituar” nga hajdutët e apartamenteve./Zëri.ai