Bota

Hodhën fëmijët nga gradaçela, Kina ekzekuton burrin dhe të dashurën e tij

Çifti hodhi dy fëmijët e vegjël nga lartësia, pasi i konsideronin si pengesë.

D.XH
Hodhën fëmijët nga gradaçela, Kina ekzekuton burrin dhe
Gradacelat

KINË - Një baba në Chongqing, që hodhi dy fëmijët e tij nga dritarja e një apartamenti në kate të larta në vitin 2020, së bashku me të dashurën e tij që e kishte inkurajuar, u ekzekutuan të mërkurën, pasi gjykata e lartë e Kinës miratoi së fundmi dënimin e tyre me vdekje.

Gjykata e Lartë Popullore shqyrtoi çështjen dhe vendosi se i pandehuri Zhang Bo, babai dhe i pandehura Ye Chengchen, e dashura e Zhang, kishin kryer vrasje me paramendim. Çifti i konsideroi fëmijët e Zhang-ut si pengesë për martesën e tyre dhe organizuan një rënie “aksidentale”, që rezultoi në vdekjen e dy fëmijëve të vegjël, një vajzë 2-vjeçare dhe një djalë 1-vjeçar. Në krimin e përbashkët, rolet dhe ndikimi i tyre i përgjithshëm ishin thuajse i njëllojtë.

Gjykata u shpreh se motivi i tyre ishte i neveritshëm dhe mjetet brutale. Gjykata e Popullit Nr. 5 e Chongqing dha dënimin me vdekje në vendimin e saj origjinal më 28 dhjetor 2021. Të dy të pandehurit e apeluan vendimin pas gjyqit të parë. Më 6 prill 2023, gjyqi i dytë për Zhang dhe Ye filloi në Gjykatën e Lartë Popullore të Chongqing.

Hodhën fëmijët nga gradaçela, Kina ekzekuton burrin dhe
Cifti kinez i denuar me vdekje

Më 11 maj 2023, Gjykata e Lartë Popullore e Chongqing la në fuqi vendimin fillestar dhe tha se dënimet e dhëna Zhang dhe Ye ishin të përshtatshme. Vendimi do t'i paraqitej për miratim Gjykatës së Lartë Popullore. Në Kinë, çdo dënim me vdekje i dhënë nga një gjykatë më e ulët i paraqitet Gjykatës së Lartë Popullore për shqyrtim të mëtejshëm. Ekzekutimet lejohen vetëm nëse gjykata e lartë jep miratimin./ZËRI/

Poll

MOS HUMB