Bota

Horror në Francë/ Shefi i kuzhinës vrau, copëtoi dhe gatoi fqinjin e tij

Philip Schneider, 69 vjeç, dhe partnerja e tij Natalie Kabumbashi, 45 vjeç, janë të dy në gjyq për vrasjen e 60-vjeçarit George Meichler, i cili u zhduk në vitin 2023. 

k.m.
Horror në Francë/ Shefi i kuzhinës vrau, copëtoi dhe gatoi
Philip Schneider me partneren e tij

FRANCË- Një pronar restoranti në Francë ka rrëfyer se ka vrarë një person...por jo vetëm kaq! Ai ka treguar se trupin e personit që kishte vrarë e kishte copëtuar trupin e tij dhe më pas e kishte gatuar në një tenxhere me perime për të mos lënë asgjë gjurmë të krimit. Philip Schneider, 69 vjeç, dhe partnerja e tij Natalie Kabumbashi, 45 vjeç, janë të dy në gjyq për vrasjen e 60-vjeçarit George Meichler, i cili u zhduk në vitin 2023. 

Vrasësi 69-vjeçar i paralajmëroi hetuesit para se të nisë të rrëfente krimin.

"Ajo që do t'ju tregoj është e tmerrshme,"-tha ai përpara se të përshkruante në detaje krimin makabër. Ai zbuloi se gjithçka ndodhi kur vetë dhe e shoqja e tij ishin futur në banesën e viktimës për të vjedhur. Teksa kontrollonin shtëpinë, zbuluan se e kishin lidhur dhe ia kishin mbyllur gojën Meichlerit. Në momentin kur u kthyen tek ai, zbuluan se ai kishte ndërruar jetë nga asfiksia.

Nga frika e arrestimit, çifti e copëtoi trupin e 57-vjeçarit me një thikë kuzhine, ndërsa 69-vjeçari i tha Policisë se i kishte gatuar disa pjesë të trupit të viktimës sepse kështu e kishte parë në një ceremoni fetare gjatë një udhëtimi në Nepal. Disa nga pjesët e trupit të viktimës 567-vjeçare u gjetën të shpërndara në vende të ndryshme, ndërsa të tjera u gjetën në furgonin e përdorur nga dyshja e autorëve.

Hetimi që zbuloi krimin filloi kur vajza e 57-vjeçarit u shqetësua sepse i ati nuk po i përgjigjej më. Oficerët e policisë që morën përsipër çështjen dëgjuan banorët e fshatit ku jetonte viktima të përshkruanin se kishin parë dy persona duke përdorur furgonin e tij, i cili u gjet pak më larg shtëpisë. Kështu arritën që të lidhnin fijet me çiftin që kreu vrasjen makabër. 

Ndërkohë paralelisht vajza tha se kishte marrë edhe një mesazh të çuditshëm, gjoja nga i ati, gjë që ishte e pazakontë, pasi ajo tha se Meichler rrallë dërgonte mesazhe.

"Përshëndetje! Do të shkoj në Brittany me një mik. Do të shijoj ajrin e pastër dhe do të shoh fshatin. Shihemi kur të kthehem. Kalofshi një ditë të mbarë,"- shkruhej në mesazhin e dërguar vajzës së tij, sipas The Sun. Policia e gjeti çiftin në furgonin e vjedhur të Meichler disa ditë më vonë. Schneider këmbënguli se viktima ua kishte huazuar furgonin, por Policia zbuloi shpejt mbetjet e burrit të zhdukur dhe gjakun në pjesën e pasme. 

I pandehuri pretendoi se në kohën e vrasjes, ai ishte i varur nga alkooli dhe kanabisi, gjë që e shtyu të tentonte vjedhjen. Ndërkohë, gruaja e tij, Kambashi pretendon se nuk kishte asnjë lidhje me vrasjen.

Schneider është në gjyq për rrëmbim që rezultoi në vdekje, fshehje të një kufome, ndërsa gruaja e tij akuzohet për bashkëpunim. Vendimi për ta do të jepet më 22 maj./ZËRI

Poll

MOS HUMB