
GREQI- Një krim në familje ka tronditur Greqinë, ku djali ka vrarë babanë e tij, dhe më pas i ka djegur trupin. Ngjarja ka ndodhur në Liosia, ndërsa policia pas gjetjes së trupit të djegur, është duke hetuar për rastin. Një dëshmitar tha se mes viktimës dhe djalit të tij ka pasur një grindje të vazhdueshme.
Sipas informacioneve nga burime policore, në zonë është gjetur një trup i djegur i një burri dhe pranë tij djali i tij, i cili dyshohet se ka djegur të atin, pasi siç u tha policisë duke i lënë pa fjalë, nuk kishte para për ta varrosur.
Trupi i djegur është gjetur në një dyshek të djegur në oborrin e shtëpisë. Autoritetet kanë vënë në pranga djalin e viktimës.
Në vendngjarje ndodhet edhe një mjek ligjor për të përcaktuar nëse burri është vrarë nga djali i tij, i cili thuhet se vuante nga probleme psikologjike, apo nëse ai ka vdekur dhe më pas djali i tij ka dashur t’i djegë trupin.
Sipas banorëve të zonës, njeriu duhet të ketë vdekur prej disa ditësh pasi era e keqe ishte e fortë.
Sipas dëshmisë së një fqinji në media gjyshi kishte thënë se i biri po e rrihte, ndërsa era e rëndë është ndjerë që nga e marta.
“E shihja gjyshin që hynte dhe pastronte. Ai ishte rreth moshës 80-85 vjeç dhe djali rreth 60-65 vjeç. Kishte një erë të fortë, që nga e marta. U grindën, gjyshi i kishte thënë një fqinji se i biri po e mërzit. Djali është profesor, është i arsimuar. Shtëpia e tyre ishte sekuestruar dhe kishte ardhur edhe pronari dhe për 2-3 ditë do ta dorëzonin”.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.