Bota

I dashuri e shtyn në shinat e metrosë, 29-vjeçarja humb të dyja këmbët

Mjekët e dërguan me urgjencë gruan në spitalin Bellevue në gjendje kritike, ku shpëtoi, por i humbi të dy këmbët si pasojë e goditjes së trenit.

k.m.
I dashuri e shtyn në shinat e metrosë, 29-vjeçarja humb të
Foto ilustruese

SHBA- Një grua 29-vjeçare ka të dyja këmbët të shtunën pasi ajo u shty në shinat e metrosë nga i dashuri i saj dhe u godit nga një tren. Sipas mediave të huaja, gruaja 29-vjeçare dhe i dashuri i saj thuhet se po debatonin në stacionin e metrosë Fulton Street në Manhattan, derisa ai e shtyu. 

Pikërisht në atë moment, ajo u godit nga treni. Mjekët e dërguan me urgjencë gruan në spitalin Bellevue në gjendje kritike, ku shpëtoi, por i humbi të dy këmbët si pasojë e goditjes së trenit. Sipas Policisë, i dashuri dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk është bërë asnjë arrestim. Por po kontrollojnë të gjitha kamerat e sigurisë për të gjetur personin që kreu krimin. 

Incidenti vjen disa ditë pasi guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul njoftoi se trupat e Gardës Kombëtare të Nju Jorkut dhe trupat e Policisë së Shtetit të Nju Jorkut do të vendosen në sistemin e metrosë për të synuar krimin transit./ZËRI

Poll

MOS HUMB