
RUSI- Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, i cili është duke vuajtur 19 vite burg nën akuza për ekstremizëm dhe akuza të tjera të cilat ai i cilëson si të motivuara politikisht, tha se autoritetet kanë hapur një rast të ri penal ndaj tij. Aktivisti tha se atij iu dorëzua një letër nga Komiteti Hetues i Rusisë që e informonte për akuzat e reja kundër tij.
“Nuk e kam idenë se cilën fjalë të përdor për të përshkruar lajmet e mia të fundit. Pavarësisht nëse është e trishtueshme, qesharake apo absurde. Shumë rrallë ndodh që një i burgosur që gjendet në izolim për më shumë se një vit, ka pasur një ekzistencë vibrante sociale dhe politike. Kjo nënkupton se ata kanë iniciuar një rast të ri penal ndaj meje çdo tre muaj”,-shkruan ai në platformën "X".
Më 21 nëntor, ai u fut në izolim 15-ditor për shkelje të paspecifikuara, pasi kishte përfunduar qëndrimin në izolim një ditë më herët. Ishte hera e 23-të që Navalny është vendosur në qeli të izoluar që nga gushti i vitit 2022, apo thënë ndryshe, ai ka qëndruar 266 ditë në izolim.