GJERMANI - Diplomati i karrierës, Henry Kissinger, ka komentuar sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, ku nga agresioni i organizatës palestineze, ndërruan jetë së paku 1300 njerëz. "Ky ishte akt i hapur agresioni dhe Hamasi duhet të përballet me një dënim", tha Kissinger. Ai paralajmëroi për përshkallëzim të rrezikshëm të situatës në rajon.
"Konflikti i Lindjes së Mesme ka rrezikun e përshkallëzimit dhe çuarjen e vendeve të tjera arabe nën presionin e opinionit të tyre publik," paralajmëroi Kissinger, ndërsa tregoi mësimet e nxjerra nga Lufta e Yom Kippur e vitit 1973, gjatë së cilës një koalicion arab i udhëhequr nga Egjipti dhe Siria sulmoi Izraelin.
‘Qëllimi i vërtetë i Hamasit dhe mbështetësve të tij mund të jetë vetëm mobilizimi i botës arabe kundër Izraelit dhe largimi nga negociatat paqësore. Është gjithashtu “e mundur” që Izraeli të mund të ndërmarrë veprime kundër Iranit, nëse konsideron se Teherani ka pasur gisht në kryerjen e sulmit”, u shpreh Kissinger.
Henry Kissinger theksoi se agresioni i vazhdueshëm i Rusisë në Ukrainë, i shoqëruar me sulmin e Hamasit ndaj Izraelit përfaqëson një "sulm themelor ndaj sistemit ndërkombëtar".
Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë 1200 persona. Tel Avivi u përgjigj, duke vrarë me raketa së paku 1300 njerëz./Zëri.ai/