Bota

"I lumtur që nxjerr para nga politika"/ Soros për FT: Trum, bullist! Duhet t'i përgjigjesh dhëmb për dhëmb

Në dhjetor 2022, Aleksit iu dorëzuan frenat e rrjetit të madh të donatorëve, por me kosoto. I ati adhurohet nga progresistët në mbarë botën, por shahet nga e djathta si kreu i rrjet komploti global.

k.m.
"I lumtur që nxjerr para nga politika"/ Soros për FT: Trum,
Alex Soros

SHBA- Alex Soros, trashëgimtari 39-vjeçar i perandorisë shumëmiliardë dollarëshe të ndërtuar nga babai i tij George, tani 94 vjeç. I mbijetuari hungarez i Holokaustit themeloi Fondacionet e Shoqërisë së Hapur për të promovuar demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër dhe Evropën Lindore dhe, me kalimin e kohës, fuqizoi me 32 miliardë dollarë pasurinë e tij. Në dhjetor 2022, Aleksit iu dorëzuan frenat e rrjetit të madh të donatorëve, por me kosoto. I ati adhurohet nga progresistët në mbarë botën, por shahet nga e djathta si kreu i rrjet komploti global.

Alex Soros është, ashtu si babai i tij, një figurë kryesore e së majtës në Amerikë. Ai dhe babai i tij ishin disa nga donatorët më të mëdhenj të fushatës Kamala Harris; ata shpenzuan më shumë se 85 milionë dollarë në ciklin zgjedhor 2024. Disa mund të thonë se ai është Elon Musk i liberalëve, por kësaj here ai humbi një bast të shtrenjtë.

Më shumë se një dekadë më parë, gjysmëvëllai i tij i madh, Jonathan, ishte personi që projektohej si pasuesi i George. Megjithatë, Alex, një nga pesë fëmijët, thotë se ka qenë ai që ka pasur gjithmonë një lidhje më të veçantë me babain e tij. Për vite me radhë, ai e shoqëronte George-in në takime dhe mbante shënime për bisedat që i ati bënte me udhëheqës të huaj.

“Ai më quajti nxënësin e tij, mendoj se ishte një lloj shakaje edhe për Trump.”

Përfundimisht, George nuk donte të udhëtonte përtej Evropës dhe Aleksi e përfaqësoi në mbledhje dhe takime, ndërsa të atit i dërgonte në shtëpi shënimet e gjërave që kishte diskutuar. Ai ishte në një udhëtim në Amerikën Latine kur mori një propozim që do t'i ndryshonte të ardhmen.

“Në pranverën e vitit 2015 dhe unë shkova për ta parë në Londër dhe i tregova të gjitha fotot e Perusë dhe Kolumbisë, ai më tha: A mund të vish me mua në Paris?,"-tregon Soros.

Sot, Soros kryeson OSF-në dhe është i vetmi anëtar i familjes në komitetin e investimeve të Soros Fund Management, firma e investimeve që menaxhon paratë e familjes si dhe fondacionet. Ata që e njohin George thonë se ai pa tek Alexi një person që ishte i gatshëm të ndërmerrte risqe, por pse jo edhe një tregtar.

“Prindërit e mi pranuan që unë do të trashëgoja paratë, kështu që mesazhi ishte "bëj diçka me jetën tënde".”

Megjithëse ai është një përdorues i zjarrtë i mediave sociale, duke postuar me bollëk reflektime politike dhe përditësime mbi takimet me liderët botërorë, Soros rrallë jep intervista. Që nga marrja e detyrës, ai ka përdorur "sëpatën", duke zvogëluar masivisht numrin e stafit.

“Babai im nuk donte të krijonte një agjenci punësimi, ai donte të krijonte një rrjet rrjetesh dhe ishte shumë i mërzitur me burokracinë e krijuar në fondacion. E vetmja keqardhje për mua është që nuk e bërë dot më shpejt."

Deri në vitin 2017, numri i stafit të OSF-së ishte rritur në 1700; tani ka shkuar rreth 500. Donacionet totale vazhdojnë të jenë rreth 1.2 miliardë dollarë në vit. Soros këmbëngul se ai është një evropian i përkushtuar, duke treguar për zgjerimin e punës së OSF në Ukrainë. Por që kur ai mori drejtimin, fondacioni është fokusuar më shumë në klimën dhe punët e gjelbra, por edhe për emigrantët.

Aktualisht, Soros refuzon të pranojë se historia po kthehet dhe se regresioni demokratik është i pashmangshëm.

“Trump përfaqëson gjithçka në të cilën ne nuk besojmë. Kur Trump fitoi herën e parë, ndjeva se edukimi im më kishte përgatitur për këto lloj situatash.”

Por pranon se ka pasur disa momente të rralla dhe historike që i ka përjetuar siç është zgjedhja e Barack Obamës, e cila bëri që disa njerëz të mendojnë se lufta kundër racizmit në Amerikë ishte fituar.

“Dhe më pas u pranuan të drejtat e homoseksualëve, dhe më kujtohet që ecja në rrugë në Romë, pashë ambasadën amerikane me një flamur ylber dhe vetëm mendova se sa krenar isha për vendin tim.”

Tani ka përballë Trump!

“Duhet të dimë se me çfarë kemi të bëjmë. Këta njerëz janë ngacmues. Dhe ju duhet kundërpërgjigjeni, të ushtrohet presion. Shpresoj se Marksi kishte të drejtë kur tha se fillimisht ndodh tragjedia dhe më pas vjen farsa. Unë shqetësohem se do të jetë e anasjellta.

Në çdo rast, OSF është mësuar me presione, ndalime shtetërore dhe sulme të pamëshirshme. Viktor Orbán, kryeministri hungarez, të cilin Trump e admiron hapur, dikur drejtoi një fushatë zgjedhore duke folur për një komplot, sipas tij, të organizuar nga George Soros. Orban pretendonte se Soror kishte orkestruar një komplot për të përmbytur Bashkimin Evropian me emigrantë. 

Pasi Trump u rizgjodh në nëntor, nga ana e Alex pati një iluzion për një armëpushim të mundshëm Musk-Soros: pasi Alex Soros postoi se mandati i Trump nga vota popullore nuk ishte 'i fuqishëm', Musk u përgjigj se do të ishte kurioz të kuptonte më mirë qëllimet e Soros.

“Isha i hapur për një takim, bëra një lidhje përmes dikujt që e njeh dhe ai nuk u përgjigj. Unë mendoj se ai është shumë më i interesuar të tallet sesa të takohet.”

A është ambicia e Soros për të qenë politikëbërës?

“A do të kandidoja? Nuk do përjashtoj asgjë, por është e vështirë të projektoj diçka. Më intereson politika e jashtme dhe ka shumë gjëra që mund të bëj në rolin tim.”

Soros dyshon se Trump mund t'i japë fund të luftës së Rusisë në Ukrainë.

“[Vladimir] Putin nuk dëshiron të jetë idioti i Trump. Ne e mendojmë Rusinë si të korruptuar dhe është vërtetë, por Putini ka qëndrimin e tij."

Ai as nuk ka shpresë për Lindjen e Mesme, ku familja Soros ka një angazhim për paqen, duke financuar grupet e të drejtave izraelite dhe palestineze. E pyes se si ndihet për masakrën në Gaza, të cilën Izraeli e ka kthyer në rrënoja pas sulmit të 7 tetorit.

“Duhet të pyesni veten për fitoret afatshkurtra kundrejt fitoreve afatgjata,”- thotë ai, duke iu referuar goditjeve të Izraelit ndaj grupeve militante të mbështetura nga Irani gjatë vitit të kaluar.

"Nuk ka alternativë për një zgjidhje mes dy shteteve. Unë ende identifikohem si dikush që është sionist, sepse besoj në të drejtën e Izraelit për të ekzistuar."

Një gjë që "Russ & Daughters" (vendi ku janë takuar) nuk ofron është ekspresi. Kështu që ndërsa përfundojmë drekën tonë, unë po pi pa dëshirë të njëjtën kafe amerikane si Soros. Biseda jonë bëhet më personale, dhe unë e pyes për fejesën e tij me Huma Abedin, ish-ndihmëse e Hillary Clinton, e cila ishte e martuar me ish-kongresmenin demokrat Anthony Weiner.

Hiperaktiviteti i Sorosit në rrjetet sociale është shfrytëzuar nga kritikët si dëshmi se ai është më i interesuar të shoqërohet me të famshëm sesa me bamirësinë. Ai thotë se mund ta ketë tepruar gjatë zgjedhjeve presidenciale, por shton se merr shumë komplimente në rrjetet e tij sociale.

"Kjo ndodhi sepse isha shumë i fokusuar në zgjedhje dhe bëja gjithçka që mundja për të fituar dhe ndjeja se duhej t'i shpjegoja gjërat."

Dokumentimi i asaj që ai po bën përmes mediave sociale, më thotë ai, është mënyra e tij për të luftuar kundër komploteve.

“Ekziston ky toksicitet i madh rreth nesh. Të gjithë thonë se ne jemi pjesë e ndonjë konspiracioni global, dhe unë them, "Nuk jemi". Do të doja të ishim aq efektivë sa thonë disa njerëz."

*Roula Khalaf është redaktore e Financial Times

Poll

MOS HUMB