
IZRAEL- Një e mbijetuar e masakrës së festivalit të Hamasit ka treguar se si duhej të fshihej nën trupin e pajetë të të dashurit të saj. Modelja izraelite Noam Mazal Ben-David, 27 vjeç, tregoi për Dailymail se u detyrua të hiqej si e vdekur për dy orë e rrethuar nga një grumbull kufomash, pasi partneri i saj David Neman dhe dhjetëra të tjerë u qëlluan për vdekje nga terroristët e Hamasit para syve të saj.
"Personat e armatosur të Hamasit u afruan, David më mori dhe më hodhi në pjesën e pasme të kontenierit duke më thënë të shkoja sa më thellë që të mundja dhe të fshihesha. Njëri prej tyre u hodh brenda dhe bërtiti ‘Allah Akbar’ dhe një bombë shpërtheu ndërsa qëllonin pa pushim”, tha ajo.
Noam dhe i dashuri i saj ishin në mesin e pjesëmarrësve të tmerruar që u larguan për të shpëtuar jetën e tyre ndërsa u ndoqën nga persona të armatosur të Hamasit në festival, ndërkohë që raketat binin nga qielli. Noam u qëllua në këmbë dhe ijë, dhe megjithëse mendonte se nuk do të mbijetonte, dy orë më vonë rreziku kishte kaluar.
Gjatë sumit vdekjeprurës të Hamsit në 7 tetorit në festivalin SuperNova mbi 250 persoan mbetën të vdekur.