Bota

Krimi në familje trondit Greqinë/ Vjehrri vret dhëndrin, mjeku lë pas dy fëmijë të mitur

Hetimet paraprake mësojnë se para të shtënave mes autorit dhe viktimës ka pasur një përleshje fizike. Ka qenë një i afërm, punonjës policie që ka njoftuar autoritetet për të shkuar në vendngjarje ku ka gjetur të vdekur në oborrin e shtëpisë 57-vjeçarin.

a.l
Krimi në familje trondit Greqinë/ Vjehrri vret dhëndrin, mjeku
Viktima dhe autori

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e kësaj të shtune Greqinë. Sipas mediave greke, vjehrri ka vrarë me armë zjarri dhëndrin e tij, baba i dy fëmijëve të mitur.

Hetimet paraprake mësojnë se para të shtënave mes autorit dhe viktimës ka pasur një përleshje fizike. Ka qenë një i afërm, punonjës policie që ka njoftuar autoritetet për të shkuar në vendngjarje ku ka gjetur të vdekur në oborrin e shtëpisë 57-vjeçarin. Viktima ishte me profesion mjek. Grupi hetimor ka rrethuar zonën dhe po punon për sqarimin e rrethanave të krimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB