
PARIS- Franca lajmëroi se ka arrestuar një ekstremist të majtë në lidhje me sabotimin e javës së kaluar të rrjetit hekurudhor SNCF, që përkoi me ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike, tha Ministri i Brendshëm Geral Darmanen për Platformën X.
Ai u arrestua të dielën një periferi të Parisit.
I dyshuari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, të premten e kaluar sabotoi rrjetin hekurudhor të trenave me shpejtësi të lartë të Francës (TGV), duke shkaktuar kaos udhëtimi disa orë përpara ceremonisë së hapjes.
Ndërsa gjatë natën së kaluar rrjeti i fibrave optike është “sabotuar” në të gjithë Francën. Sipas informacioneve, gjatë natës, kabllot me fibra optike që kalonin pranë shinave dhe garantonin transmetimin e informacionit të sigurisë për drejtuesit e mjeteve (drita të kuqe, çelësa etj.) janë prerë dhe djegur në vende të ndryshme.
Megjithatë, Parisi, fokusi i Lojërave Olimpike 2024, nuk u prek nga sabotimi, sipas Corriere Della Sera. Zonat që u preken më shumë ishin Bouches-du-Rhône, Aude, Oise, Hérault, Meuse dhe Drôme.
Lajmet e fundit për sabotime në departamente të ndryshme kanë rritur shqetësimin mes qytetarëve, të cilët kanë akuzuar qeverinë se kanë dështuar t’i mbrojnë.
Ministri i Brendshëmn, Gérald Darmanin, u mbrojt kundër akuzave duke nënvizuar se "vendi organizoi ngjarjen më të madhe në botë pa incidente". Ministri Darmanin konfirmoi më pas arrestimin e rreth 50 aktivistëve mjedisorë nga lëvizja Extinction Rébellion, të dyshuar se ishin pjesë e një grupi më të madh prej 150 personash të vendosur për të kryer sabotim ose protesta radikale në Paris gjatë Lojërave. /ZËRI/