
SERBI- Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç ka komentuar sulmin terrorist të kryer në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë efektivi i Policisë së Kosovës Affrim Bunjaku. Në një intervistë për Radio Televizionin Serb, Daçiç hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, si nxitës I urrejtjes.
Ivica Daçiç: Tani po arrijmë në atë pikë ku ata që kundërshtojnë terrorin e Kurtit dhe që nuk e pranojnë Kosovën e pavarur quhen terroristë. Kur Serbia shpalli grupet terroriste, deri në vitin 1999, në Kosovë u vranë nga 300 deri në 400 policë. A ka shprehur dikush ndonjëherë ngushëllime nga bashkësia ndërkombëtare.
Ai tha ndër të tjera se nuk justifikon asnjë rast dhune ndërsa shtoi se ngjarja sipas tij nuk është në interes të Serbisë.
Ivica Daçiç: Ne nuk justifikojmë asnjë veprim të dhunshëm, na vjen keq për vrasjen e një polici, na vjen keq për humbjen e jetëve njerëzore të serbëve, na vjen keq në përgjithësi që një incident i tillë ka ndodhur sepse nuk është në interesin e Serbisë mbi të gjitha.