Bota

I zhdukur prej 2 muajsh, Kina largon ministrin e Mbrojtjes

Pas zhdukjes misterioze të tij, prej afro dy muajsh, qeveria kineze ka shkarkuar ministrin e mbrojtjes

Redaksia Zëri
I zhdukur prej 2 muajsh, Kina largon ministrin e Mbrojtjes
Li Shangfu

KINË- Ministri i Mbrojtjes i Kinës, Li Shangfu, u shkarkua nga detyra e tij dy muaj pasi u zhduk nga publiku, duke u bërë ministri i dytë i profilit të lartë që humbi punën pa asnjë shpjegim zyrtar, shkruan BBC.

Li gjithashtu, u hoq nga postet e tij shtetërore si anëtar i Komisionit Qendror Ushtarak, një organ i fuqishëm drejtuar nga lideri kinez Xi Jinping, i cili komandon forcat e armatosura dhe si një nga pesë këshilltarët shtetërorë të Kinës.

Li u emërua ministër i mbrojtjes në mars të këtij viti. Ai nuk është parë në publik që nga fundi i gushtit, duke nxitur spekulime intensive për fatin e tij. Zhdukja e gjeneralit pason një seri ndryshimesh të pashpjegueshme të personelit që kanë tronditur gradat e larta të vendit, duke përfshirë rrëzimin dramatik të ish-ministrit të Jashtëm Qin Gang në korrik.

Zhdukja dhe shkarkimi i dy ministrave të lartë radhazi ka ngritur pikëpyetje në lidhje me qeverisjen e Xi, i cili e ka bërë sistemin politik të Kinës edhe më të errët pasi përqendron pushtetin dhe zbaton disiplinë të rreptë partiake./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB