Bota

Incidenti i presidentes Osmani në aeroportin e Shkupit, zv.kryeministri i Maqedonisë: Ishte keqkuptim!

Sipas tij gjithçka është në rregull dhe më shumë situata ka qenë një keqkuptim.

f.t
Incidenti i presidentes Osmani në aeroportin e Shkupit, zv.kryeministri i
Izet Mexhiti

MAQEDONIA E VERIUT- Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ka konfirmuar incidentin në aeroportin e Shkupit dhe konfrontimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me sigurimin, pasi kësaj të fundit iu kërkua të hapë valixhet e saj dhe të tregojë se çfarë kishte në to, por ka refuzuar. Sipas tij gjithçka është në rregull dhe më shumë situata ka qenë një keqkuptim.

“Jemi duke u marrë me rastin në fjalë. Do ketë kumtesë për media. Ka qenë më shumë keqkuptim, gjithçka është në rregull”, tha Mexhiti.

Ngjarja u raportua këtë mbrëmje nga mediat e Kosovës. Mediat e Kosovës shkruajnë se Presidentja  e Kosovës, Vjosa Osmani është ndaluar nga forcat e sigurisë në aeroport. Këta të fundit kanë tentuar që t'i bllokojnë celularin personal Presidentes. Nga ajo që raportohet, Osmani është përplasur fizikisht me forcat e sigurisë. Më pas, ka kërkuar ndihmë nga Kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. /ZËRI

Poll

MOS HUMB