TEHERAN- Garda Revolucionare e Iranit kërcënoi të martën se do të shënjestrojë 18 kompani amerikane në rajonin e Lindjes së Mesme nga 1 prilli në hakmarrje për sulmet ndaj Iranit, sipas mediave shtetërore. Lista e kompanive që ata përmendën përfshin Microsoft, Google, Apple, Intel, IBM, Tesla dhe Boeing.
“Këto kompani duhet të presin shkatërrimin e njësive të tyre përkatëse si hakmarrje për çdo akt terrorist në Iran, duke filluar nga ora 20:00 sipas kohës së Teheranit të mërkurën, më 1 prill”, tha njoftimi i Gardës Revolucionare.
SHBA-të dhe Izraeli nisën atë që e përshkruan si një sulm parandalues kundër Iranit më 28 shkurt, duke pretenduar se Teherani po zhvillonte një armë bërthamore dhe po paraqiste një kërcënim - një akuzë që Irani e ka mohuar. Në përgjigje, Irani nisi kundërsulme, duke qëlluar raketa dhe dronë drejt Izraelit, si dhe ndaj aseteve amerikane dhe objektivave të tjera në të gjithë Lindjen e Mesme./ZËRI