Bota

Ish-partnerja i hodhi portofolin e Bitcoin, lufta e Howells me shtetin për të marrë mbrapsht 598 mln paund

James Howells kishte argumentuar para gjykatës se ish-partnerja e tij i kishte hedhur gabimisht hard diskun që përmbante një portofol Bitcoin të blerë që në vitin 2009.

k.m.
Ish-partnerja i hodhi portofolin e Bitcoin, lufta e Howells me shtetin për
James Howells

BRITANI E MADHE- Një gjykatës ka hedhur poshtë përpjekjen e një njeriu që kërkonte të kontrollonte një landfill për të gjetur një hard disk me 'Bitcoin' që tani vlen rreth 598 milionë paund. James Howells kishte argumentuar para gjykatës se ish-partnerja e tij i kishte hedhur gabimisht hard diskun që përmbante një portofol Bitcoin. Por atij i duhej për të hyrë në faqe dhe për të marrë kriptomonedhat e tij.

Edhe pse e kërkoi shumë, këshilli i Neëport-it i kërkoi një gjyqtari të Gjykatës së Lartë të hidhte poshtë kërkesat e Howells për të hyrë në landfill dhe për të kontrolluar të gjithë zonën, në të kundërt kërkonte nga shteti 495 milionë paundë si kompensim.

I vendosur përballë këtyre dy kërkesave, gjykatësi Keyser KC tha se nuk kishte "baza të arsyeshme" dhe asnjë "asnjë perspektivë realiste" për të pasur sukses, ndaj edhe hodhi poshtë pretendimet e Howelles. Pas vendimit, ky i fundit i tha BBC se ishte shumë i mërzitur.

"Nuk mu dha as mundësia për të shpjeguar veten apo një mundësi për drejtësi në çfarëdo forme. Nuk ka të bëjë me lakminë, sepse unë jam i lumtur të ndaj të ardhurat që kam. Ky vendim më ka marrë gjithçka dhe nuk më ka lënë asgjë. Është sistemi i madh britanik i padrejtësisë që godet sërish,"- tha ai.

Howells "minoi" me sukses Bitcoin në 2009 por asokohe nuk mori asgjë, ndaj edhe portofolin e tij virutal e harroi fare. Në një moment, ish-partnerja ia kishte hedhur në plera. Por i riu nga Britania u kujtua për të kur vlera e kriptomonedhës u rrit me më shumë se 80% në vitin 2024. Ndaj edhe kërkoi leje mjedisore për të gërrmuar në landfill. Madje ofroi edhe 10% të vlerës që ai kishte në portofol për komunitetin lokal, por as kjo kërkesë nuk u pranua. 

Landfilli mban më shumë se 1.4 milion ton mbeturina, por Howells tha se kishte ngushtuar vendndodhjen e hard drive-it në një zonë me 100,000 ton. Ai e kërkon me ngulm portofolin pasi deri në vitin e ardhshëm, Bitcoin-i në hard diskun e tij mund të ketë vlerën e 1 miliard £.

Çfarë është Bitcoin?

Bitcoin shpesh përshkruhet si një kriptomonedhë, një monedhë virtuale ose një monedhë dixhitale dhe është një lloj parash që është plotësishte virtual. Ajo mund të përdoret për të blerë produkte dhe shërbime, por jo shumë dyqane pranojnë Bitcoin. Në Kinë është e paligjshme tregtimi ose minimi i Bitcoin dhe përdorimi i tij është i kufizuar në vende duke përfshirë Arabinë Saudite dhe Katarin./ZËRI

Poll

MOS HUMB