
EUROPË- Shteti Islamik i ISIS u bën thirrje mbështetësve të tij që të nisin sulme terroriste në Evropë. Kërkesa është bërë nëpërmjet një videoje të publikuar në kanalin propagandistik të grupit xhihadist.
Siç raportojnë mediat belge, video është shpërndarë në aplikacionin e mesazheve "TamTam". Publikimi thekson se video tregon imazhe edhe të Rripit të Gazës të shkatërruar. Krijuesit e videos denoncojnë "krimet e kryera nga hebrenjtë kundër vëllezërve tanë në Gaza". Ndaj dhe si kundërpërgjigje u bëjnë thirrje “ujqërve të vetmuar” që të sulmojnë Evropën.
Mediat belge kanë zbuluar edhe qëllimin e Shtetit Islamik, të cilët thonë se: Kanë vënë në shënjestër në mënyrë specifike hebrenjtë. Ata do të jetojnë jetën e tyre në frikë të vazhdueshme, duke mos ditur se kur do t'u vijë koha e gjykimit.
Çfarë dihet deri tani për grupin terroristë ISIS-K?
Grupi, i njohur me emrin Provinca Khorasan e Shtetit Islamik, ISIS-K ose ISIS-KP, është një degë afgane e ISIS. ISIS u themelua në vitin 2015 nga talebanët pakistanezë të pakënaqur. Ai është një grup më i vogël, më i ri dhe përfshin një version më ekstrem të Islamit sesa talibanët./Zëri.ai