Bota

Iu bë atentat/ Kryeministri sllovak u qëllua me tre plumba, në këmbë, bark dhe krahë

Mediat e huaja shkruajnë se Fico, ka marrë një plumb në bark, një në krah dhe një në këmbë.

E.K
Iu bë atentat/ Kryeministri sllovak u qëllua me tre plumba, në
Momenti kur truprojat e fusin në makinë të plagosur

SLLOVAKI- Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico, të cilit iu bë atentat pak minuta më parë raportohet se ka marrë tre plumba. Mediat e huaja shkruajnë se Fico, ka marrë një plumb në bark, një në krah dhe një në këmbë. Ndërkohë policia ka vënë në pranga autorin. Ai është identifikuar si Juraj Tsintula, një shrkrimtar i njohur në vend. Ndërkohë Fico ndodhet ende në sallën e operacionit, në luftë për jetën për shkak të plagëve të marra./ZËRI

Poll

MOS HUMB