Bota

Iu hodh sipër gjyqtares, i riu përballet sërish me të, kësaj here me maskë e zinxhirë

Redden përballet me 13 akuza të reja pas sulmit në sallën e gjyqit, video e cila është parë më shumë se 105 milionë herë. Megjithatë gjyqtarja Holthus pretendoi se incidenti nuk ndikoi në vendimin e së hënës.

k.m.
Iu hodh sipër gjyqtares, i riu përballet sërish me të,
Deobra Redden

SHBA- Pesë ditë pasi Deobra Redden u hodh për të sulmuar një gjyqtare në Las Vegas, 30-vjeçari është rikthyer sërish në gjyq, por kësaj here ndryshe. Në duar ka zinxhirë, ndërsa në fytyrë i është vendosur një maskë. Me siguri të shtuar, seanca dëgjimore e Redden vazhdoi të hënën dhe gjykatësja Mary Kay Holthus e dënoi atë me 19 deri në 48 muaj burg.

Redden përballet me 13 akuza të reja pas sulmit në sallën e gjyqit, video e cila është parë më shumë se 105 milionë herë. Megjithatë gjyqtarja Holthus pretendoi se incidenti nuk ndikoi në vendimin e së hënës.

Avokati i Redden-it, Caesar Almase, kërkoi që klienti i tij, i cili kishte vuajtur dënimin në burg për tentativë grabitje dhe dhunë në familje, të lihej me kusht. 

Në seancën e fundit, Redden vrapoi drejt gjyqtares, u hodh mbi të dhe e rrëzoi Holthusin në tokë. Dy persona më pas e tërhoqën pas duke e dhunuar në të njëjtën kohë. Megjithatë tani është dënuar dhe lirimi me kusht i kushton 54,000 dollarë./ZËRI

Poll

MOS HUMB