Bota

Izraeli s’njeh kufij, përdhos 16 varreza palestinezësh

Izraeli ka shkatërruar disa varre palestinezësh, ndërsa këto veprime mund të përbëjnë edhe krime lufte.

D.XH
Izraeli s’njeh kufij, përdhos 16 varreza palestinezësh
Varrezat e demtuara

JERUZALEM - Ushtria izraelite ka përdhosur të paktën 16 varreza palestineze, në ofensivën e saj tokësore në Gaza, ka gjetur një hetim i CNN, duke lënë gurët e varreve të rrënuara, dheun e përmbysur dhe, në disa raste, trupa të zbuluar.

Në Khan Younis, në Gazën jugore, ku luftimet u përshkallëzuan në fillim të kësaj jave, forcat izraelite shkatërruan një varrezë, duke hequr trupat, në atë që Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) i thanë CNN, se ishte pjesë e një kërkimi për eshtrat e pengjeve të kapur nga Hamasi gjatë sulmeve të 7 tetorit.

CNN ka shqyrtuar imazhet satelitore dhe pamjet e mediave sociale, që tregojnë shkatërrimin e varrezave dhe e ka dëshmuar atë drejtpërdrejt, ndërsa udhëtonte me një kolonë të ushtrisë izraelitë. Provat tregojnë se ushtria izraelite po ndjek një metodë të avancimit të mëtejshëm drejt tokës palestineze.

Shkatërrimi i qëllimshëm i objekteve fetare, të tilla si varrezat, shkel ligjin ndërkombëtar, përveç në rrethana të ngushta që kanë të bëjnë me atë vend që të bëhet një objektiv ushtarak, dhe ekspertët ligjorë i thanë CNN se aktet e Izraelit mund të përbëjnë krime lufte. Një zëdhënës i IDF-së nuk mund të jepte llogari për shkatërrimin e 16 varrezave, për të cilat CNN dha koordinatat, por tha se ushtria ndonjëherë nuk ka zgjidhje tjetër, veçse të merret me varrezat, që pretendon se Hamasi i përdor për qëllime ushtarake. IDF tha se shpëtimi i pengjeve dhe gjetja e kthimi i trupave të tyre është një nga misionet e saj kryesore në Gaza dhe kjo është arsyeja pse trupat u hoqën nga disa varreza.

"Procesi i identifikimit të pengjeve, i kryer në një vend të sigurt dhe alternativ, siguron kushte optimale profesionale dhe respekt për të ndjerin", tha një zëdhënës i IDF. Por në raste të tjera, ushtria izraelite duket se ka përdorur varrezat si poste ushtarake. Analiza e CNN e imazheve dhe videove satelitore tregoi se buldozerët izraelitë shndërruan varrezat e shumta në terrene lufte, duke rrafshuar sipërfaqe të mëdha dhe duke ngritur struktura ushtarake, për të forcuar pozicionet e tyre.

Në lagjen Shajaiya të qytetit të Gazës, automjetet ushtarake izraelite mund të shiheshin aty ku dikur ishin varrezat, me mjete që i rrethonin nga të gjitha anët. Pjesa qendrore e varrezave Shajaiya u pastrua para luftës, sipas raporteve të mediave lokale. Por imazhet satelitore treguan se pjesë të tjera u shkatërruan kohët e fundit dhe një prani e IDF ishte e dukshme, nga 10 dhjetori. Një skenë e ngjashme shkatërrimi ishte e dukshme në varrezat Bani Suheila, në lindje të Khan Younis, ku imazhet satelitore zbuluan buldozimin e varrezave dhe krijimin e fortifikimeve mbrojtëse, gjatë të paktën dy javëve, në fund të dhjetorit dhe në fillim të janarit.

Izraeli s’njeh kufij, përdhos 16 varreza palestinezësh
Varrezat e shkaterruara 1
Izraeli s’njeh kufij, përdhos 16 varreza palestinezësh
Varrezat e shkaterruara 2
Izraeli s’njeh kufij, përdhos 16 varreza palestinezësh
Varrezat e shkaterruara 3
Izraeli s’njeh kufij, përdhos 16 varreza palestinezësh
Varrezat e shkaterruara 4

Në varrezat Al Falouja në lagjen Jabalya, në veri të qytetit të Gazës, varrezat Al-Tuffah, në lindje të qytetit të Gazës dhe në në lagjen Sheikh Ijlin të qytetit të Gazës, janë shkatërruar gurët e varreve. Mediat e huaja bëjnë me dije se veprimet e Izraelit mund të përbëjnë krime lufte, por sesa do të ndërmerren masa, kjo pritet të shihet./ZËRI/

Poll

MOS HUMB