Bota

"Ja ku jam, më qëllo!", gazetari hero i masakrës në Pragë: Si i tërhoqi vëmendjen autorit

Ai u përpoq që të tërhiqte vëmendjen e 24-vjeçarit duke e shpërqendruar që studentët të iknin me vrap.

f.t
"Ja ku jam, më qëllo!", gazetari hero i masakrës
pamje nga vendngjarja

PRAGË- Pamjet e masakrës në Pragë, tronditën botën, por një gazetar ishte ai që ndihmoi në sinjalizimin e autorit për policinë dhe mundësoi që dhjetra studentë të mundeshin të fshiheshin. Kameraman Jiri Forman ishte një nga të parët në skenën e masakrës në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles. Ai u përpoq që të tërhiqte vëmendjen e 24-vjeçarit duke e shpërqendruar që studentët të iknin me vrap.

“Ej bir k*rve, më gjuaj! Hej, ja ku jam”,-iu drejtua kameramani autorit të masakrës, duke arritur me sukses t’i tërhiqte vëmendjen pasi David Kozak filloi të qëllonte mbi të dhe policët.

“Njerëzit që po largoheshin nga fakulteti ishin në fakt një objektiv relativisht i lehtë. Prandaj i bërtita të qëllonte në drejtimin tim sepse kisha ku të fshihesha”, tha ai.

Ndërsa dëgjoi një oficer policie që i thotë: “Çfarë dreqin po bën?”, të cilës gazetari i përgjigjet: “Çfarë dreqin mendon se po bëj? Ka njerëz kudo.” Në video dëgjohet polici duke folur në radion e policisë. Ai u raporton kolegëve vendndodhjen e sulmuesit. “Ai është në qoshe!” Me flamurin çek, në këndin e sipërm, afër Fakultetit Filozofik”, mundohet ai që ta përshkruajë vendndodhjen sa më në detaje.

Njerëzve përreth tij nuk u pëlqeu shumë ajo që po bënte autori i videos, por ai nuk lëvizi. Në një intervsitë për iDNES.cz, ai u shpreh se bëri gjithçka që mundi. Ai shpëtoi shumë jetë me një akt të guximshëm, ku së bashku me një tjetër polic rrezikuan jetën e tyre.

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur një ditë më parë në Universitetin e Arteve në qendër të Pragës. Autori David Kozak ka qëlluar mbi turmën me një snajper, duke vrarë së paku 15 persona. Personi i armatosur hapi zjarr në korridoret dhe klasat e ndërtesës, duke vrarë në mënyrë të rastësishme, ndërsa stafi dhe studentët përdorën mobilje për të mbrojtur veten në dhoma. Më pas, ai kreu vetëvrasje. Pamjet dramatike të shpërndara në mediat sociale tregojnë njerëz që kërcejnë drejt sigurisë nga një parvaz i jashtëm disa kate lart.  David Kozak ishte një student në këtë universitet dhe pa precedent të mëparshëm penal./ZËRI

Poll

MOS HUMB