
TIRANË- Një vajzë 6-vjeçare, e cila u zhduk në qytetin e Gazës muajin e kaluar është gjetur e vdekur, së bashku me disa nga të afërmit e saj dhe dy mjekë ndihmës që u përpoqën ta shpëtonin. Hamasi njoftoi se Hind Rajab dhe familja e saj kanë vdekur, duke fajësuar forcat izraelite për ngjarjen.
Hind Rajab po ikte nga qyteti me hallën, xhaxhanë dhe tre kushërinjtë e saj kur makina me të cilën po udhëtonin duket se është përballur me tanket izraelite dhe është vënë nën breshërinë e armëve, njofton BBC.

Duke folur në telefon vajza e vogël kërkoi që ta shpëtoni atë: Ju lutem më shpëtoni, të gjithë të tjerët janë në gjumë.
Madje vajza tregoi se pranë makinës, ndodhej në tank drejtuar drejt saj. Menjëherë u dërgua një ambulancë për të gjetur vajzën dhe për ta sjellë shëndoshë e mirë në shtëpi, por rezultoi në humbjen e kontakteve edhe me stafin e ambulancës.
Një ndihmës mjek u tha gazetarëve se Hind ishte në mesin e gjashtë trupave të gjetur brenda makinës, që të gjithë me shenja të shtëna me armë zjarri dhe granatime. Pak metra më tutje ishin mbetjet e një automjeti tjetër - i djegur plotësisht. Kjo, tha Gjysmëhëna e Kuqe, është ambulanca e dërguar për të marrë Hind./ZËRI