Bota

Kandidate për presidente, Kamala Harris korr suksesin e parë, rekord fondesh të mbledhura në një ditë

Që pas deklaratës se do të kandidojë si presidente, në vend të Joe Biden të tërhequr nga gara, Kamala Harris ka korrur suksesin e parë

E.K
Kandidate për presidente, Kamala Harris korr suksesin e parë, rekord
Kamala Harris

SHBA- Kamala Harris, e nominuar nga Joe Biden për të qenë kandidate e demokratëve në garën për President, tashmë ka filluar të dërgojë e-maile për mbledhjen e fondeve, nga qytetarët por edhe donatorë të rëndësishëm.

“Unë po kandidoj për të qenë presidente Shteteve të Bashkuara”, thuhet në një mesazh të tillë. “Jam e nderuar që kam miratimin e presidentit dhe synimi im është të fitoj dhe të fitoj këtë nominim”.

Harris thotë se ajo ka nevojë për amerikanët në “luftën” zgjedhore, duke u kërkuar atyre të dhurojnë çdo gjë duke filluar nga 20 dollarë (15 £) deri në 500 dollarë (387 £), ose shuma “të tjera”.

Që pas deklaratës së saj, për nisjen e mbledhjes së fondeve, suksesi duket se ka qenë i madh. Organizata pro -demokratike për mbledhjen e fondeve ActBlue, njoftoi të dielën mbrëma se kishte arritur që të mblidhte një shumë rekord fondesh që ishte regjistruar brenda një dite të vetme. Bëhet fjalë për 42.8 milionë euro.

“Që nga ora 21:00 baza e partisë kishte mbledhur 46.7 milionë dollarë (42.8 milionë euro) përmes ActBlue pas nisjes së fushatës të zëvendës presidentes Kamala Harris. Kjo është shuma më e lartë e mbledhur brenda një dite në ciklin zgjedhor 2024”, shkroi përmes X organizata, e cila mbledh fonde online për kandidatët demokratë.

Nga analistët është konsideruar si momenti më i mirë i mbledhjes së fondeve në historinë e Partisë Demokratike./ZËRI 

Poll

MOS HUMB