Bota

Kaos në Rusi/ 6 militantë të ISIS marrin kontrollin e një burgu, neutralizohen menjëherë

Të burgosurit në njërën prej qelive morën peng dy oficerë policie të burgjeve, por "aventura" e tyre mori fund shumë shpejt. 

k.m.
Kaos në Rusi/ 6 militantë të ISIS marrin kontrollin e një
Pamje nga Rusia

MOSKË- Forcat speciale ruse liruan dy roje dhe vranë disa burra të lidhur me Shtetin Islamik, të cilët i kishin marrë peng në një qendër paraburgimi në qytetin jugor të Rostovit. Sipas mediave të huaja, të burgosurit në njërën prej qelive morën peng dy oficerë policie të burgjeve, por "aventura" e tyre mori fund shumë shpejt. 

"Kriminelët u eliminuan,"-njoftoi Shërbimi Federal i Rusisë në një deklaratë për shtyp duke shtuar se në qendrën e paraburgimit ishte zhvilluar një "operacion special" për të liruar pengjet.

“Punonjësit që mbaheshin peng janë liruar. Ata janë të padëmtuar,”-shtoi shërbimi i burgjeve.

Pengmarrësit, disa prej tyre të dënuar për vepra terrorizmi, kishin prerë hekurat e një dritareje në qelinë e tyre dhe kishin hyrë në një dhomë roje ku morën peng të paktën dy oficerë burgu. Ata ishin të akuzuar për sulmin e ndodhur në një sallë koncertesh në Moskë në mars. Grupi prej gjashtë të burgosurve i kërkuan policisë që t'i siguronte një makinë dhe t'i linte të dilnin nga qendra e paraburgimit. Si kundërpërgjigje, ata premtuan lirimin e pengjeve.

Sipas mediave ruse, tre nga gjashtë terroristët planifikonin të hidhnin në erë ndërtesën e Gjykatës së Lartë në një rajon verior të Rusisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB