Bota

Katari ndërmjetëson me Hamasin: Të lirohen pengjet izraelite

Madje, shteti i Katarit ka propozuar që pengjet izraelite të shkëmbehen me ato palestineze. Bisedimet po ndiqen me kujdes nga SHBA

D.XH
Katari ndërmjetëson me Hamasin: Të lirohen pengjet izraelite
Amiri Duwan i Katarit

RRIPI I GAZËS – Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve raportojnë se Katari po zhvillon bisedime me udhëheqjen e Hamasit, me qëllim që pengjet e kapura nga organizata palestineze, të mund të lirohen.

Katari ka kërkuar nga palestinezët që të lirohen pengjet, sidomos gratë dhe fëmijët.

Madje, Katari ka propozuar që pengjet izraelite të shkëmbehen me 36 gra dhe fëmijë, që Izraeli mban të burgosur.

Bisedimet për pengjet ndërmjet vendeve po mbahen, nën survejimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në lidhje me këto raportime, as Izraeli dhe as Hamasi, nuk kanë dhënë detaje.

Nuk dihet saktësisht sesa pengje mban Hamasi aktualisht, por vetë organizata ka deklaruar se “nuk do të vrasë asnjë peng, që nuk ka marrë pjesë drejtpërdrejtë në luftime”.

Izraeli dhe Hamasi u përfshinë në një konflikt të madh me njëri-tjetrin. Hamasi goditi befasisht shtetin e Izraelit, duke vrarë më tepër se 800 izraelitë. Izraeli u përgjigj, duke vrarë së paku 550 palestinezë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB