Bota

Kërcënimet/ Britania merr masa shtesë për sigurinë e deputetëve

Një total prej 31 milion paund do të shpenzohen për mbrojtjen e deputetëve.

f.t
Kërcënimet/ Britania merr masa shtesë për sigurinë e
foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Qeveria britanike njoftoi sot masa të reja për të garantuar sigurinë e deputetëve, të cilët thonë se përballen me më shumë kërcënime, ndër të tjera, për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

"Askush prej nesh nuk duhet të pranojë se vuajtja e krimit të urrejtjes, ngacmimi ose kërcënimet janë pjesë e punës," tha Sekretari britanik i Brendshëm James Cleverley  në shpalljen e masave të reja.

Një total prej 31 milion paund (36.2 milion €) do të shpenzohen për mbrojtjen e deputetëve. Ata do të mund të kenë një lidhje të drejtpërdrejtë me policinë për të kontaktuar për çështje sigurie. Për deputetët që janë në rrezik më të madh, do të ofrohet një shërbim privat sigurie.

Tensioni, i cili është rritur që nga shpërthimi i luftës në Gaza , shihet në Britani vetëm disa muaj para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen deri në fund të vitit.

Deputetja laburiste Dawn Butler tha se ajo kishte kërkuar "mbrojtje shtesë policore" fundjavën e kaluar pasi mori kërcënime nga e djathta ekstreme. Deputetja e akuzoi krahun e djathtë të Partisë Konservatore për nxitje të urrejtjes dhe islamofobisë. Këto kërcënime merren edhe më seriozisht pasi dy deputetë britanikë janë vrarë brenda tetë viteve. Në vitin 2021, deputeti konservator David Ames u vra nga një anëtar i Shtetit Islamik dhe pesë vjet më parë deputetja laburiste Jo Cox u vra nga një neo-nazist para referendumit të Brexit./ZËRI

Poll

MOS HUMB