Bota

Kërcënimet e Trump, Putin gati për armëpushim

Por, sipas kushteve të Putinit, duhet të arrihet përparim drejt një marrëveshje përfundimtare drejt paqes mes dy vendeve.

I.F
Kërcënimet e Trump, Putin gati për armëpushim
Vladimir Putin

MOSKË- Presidenti rus Vladimir Putin është shprehur se është i gatshëm të diskutohet një armëpushim i përkohshëm në Ukrainë. Por, sipas kushteve të Putinit, duhet të arrihet përparim drejt një marrëveshje përfundimtare drejt paqes mes dy vendeve.

Disa burime kanë folur në mënyrë anonime për “Bloomberg”, duke thënë se një marrëveshje armëpushimi do të kërkonte disa kritere bazë për t’u përmbushur deri në arritjen e paqes.

Rusia do të insistojë në vendosjen e parametrave të një misioni të mundshëm paqeruajtës, duke përfshirë një marrëveshje se cilat vende do të marrin pjesë. Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti i SHBA, Donald Trump deklaroi se po konsideron vendosjen e sanksioneve dhe tarifave në shkallë të gjerë ndaj Rusisë, nëse nuk pranojnë armëpushim./ZËRI

Poll

MOS HUMB