Bota

VIDEO-LAJM/ Kërcënohet me jetë Meloni? Gjesti i adoleshentit ngre në këmbë Senatin italian

Drejtoresha e shkollës e dënoi këtë veprim dhe njoftoi sanksione ndaj nxënësit të ri, i cili sipas ANSA tashmë ka shprehur pendimin dhe ka kërkuar falje.

E.K
VIDEO-LAJM/ Kërcënohet me jetë Meloni? Gjesti i adoleshentit ngre
Momenti kur adoleshenti bën lëvizjen

ITALI- Një adoleshent ka alarmuar shërbimin e sigurisë së Kryeministres Giorgia Meloni për shkak të një lëvizjeje të bërë gjatë vizitës së shkollës së tij në Senatin italian. Siç shihet edhe në video, një nga mësueset shoqëruese i ka ulur menjëherë dorën nxënësit kur ka vënë re lëvizjen e tij.

Drejtoresha e shkollës e dënoi këtë veprim dhe njoftoi sanksione ndaj nxënësit të ri, i cili sipas ANSA tashmë ka shprehur pendimin dhe ka kërkuar falje.

“Më bën përshtypje që kjo lëvizje është bërë në përvjetorin e vdekjes së Marco Biagit, shërbëtor i institucioneve”, u mjaftua duke komentuar Meloni./ZËRI

Poll

MOS HUMB