Bota

Kërkoi lirinë, shtyhet gjyqi ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Stambollit

Forcat e policisë turke kishin marrë masa të forta sigurie rreth burgjeve dhe rrugëve që të çonin në to.

I.F
Kërkoi lirinë, shtyhet gjyqi ndaj kryebashkiakut të arrestuar
Ekrem Imamoglu

TURQI- Gjyqi i të pandehurit Ekrem Imamoglu, lidhur me ankimin kundër vendimit të Prokurorisë së Stambollit, për masën e sigurisë “arrest me burg” u shty për më 16 qershor. Mbrojtja e kryebashkiakut të arrestuar të Stambollit reagoi ashpër për faktin se çështja u transferua në Dhomën e Posaçme të burgut të Silivrit ku ai po mbahet dhe jo në gjykatën e Stambollit dhe argumentuan se nuk janë plotësuar kushtet për një proces të drejtë.

Vetë Ekrem Imamoglu deklaroi: Jam këtu sepse kam fituar tre herë zgjedhjet në Stamboll.

Jashtë burgut të Silibria, ishin mbledhur mbështetës të Imamoglu dhe drejtues të partisë kryesore opozitare, Partisë Popullore Republikane, së cilës ai i përket, ndërsa avokatë, deputetë dhe drejtues të partisë ishin të pranishëm brenda sallës së gjyqit. Forcat e policisë turke kishin marrë masa të forta sigurie rreth burgjeve dhe rrugëve që të çonin në to.

Hetimi i prokurorisë ndaj Ekrem Imamoglu është urdhëruar më 20 janar për deklaratat e tij në një intervistë në një emision televiziv, që kishte të bënte me kreun e Prokurorisë së Stambollit, Akin Gurlek dhe familjen e tij. 43-vjeçari Gyurlek, fillimisht si gjyqtar dhe më pas si prokuror, ka luajtur një rol të rëndësishëm në proceset e mëdha që kanë të bëjnë me ndjekjet e personazheve të opozitës, ndërsa në të kaluarën ka qenë zëvendësministër i Drejtësisë. Kryetari i Partisë Popullore Republikane (CHP), Ozgur Ozel e ka cilësuar Akin Gurlek si një “xhandar që ecën”./ZËRI

Poll

MOS HUMB