Bota

Baerbock quajti Xi Jinping ‘diktator’, Kina sulmon Gjermaninë: Provokim

Në muajt e fundit, Baerbock ka qenë një kritike e ashpër e qeverisë kineze. Ajo ka vënë në pikëpyetje ambiciet globale të Kinës, ka kritikuar shkeljet e saj të të drejtave të njeriut dhe i ka bërë thirrje Pekinit të mbajë një qëndrim të vendosur ndaj luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

E.K.
Baerbock quajti Xi Jinping ‘diktator’, Kina sulmon Gjermaninë:
Xi Jinping

KINË- Kina ka dënuar këtë të hënë deklaratën e bërë nga ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, pasi ajo e quajti presidentin kinez Xi Jinping një "diktator".

“Kina është shumë e pakënaqur dhe kundërshton me vendosmëri komentet e palës gjermane, të cilat janë jashtëzakonisht absurde, një cenim serioz i dinjitetit politik të Kinës dhe një provokim i hapur politik”, tha të hënën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning.

“Kina ka bërë hetime serioze ndaj palës gjermane përmes kanaleve diplomatike”, shtoi ajo.

Javën e kaluar, Baerbock dha një intervistë për Fox Neës duke nënvizuar mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainën, në të cilën ‘’goditi’’ Xi-në.

“Nëse Putini do ta fitonte këtë luftë, çfarë shenjë do të ishte kjo për diktatorët e tjerë në botë, si Xi, si presidenti kinez?” tha Baerbock.

Në muajt e fundit, Baerbock ka qenë një kritike e ashpër e qeverisë kineze. Ajo ka vënë në pikëpyetje ambiciet globale të Kinës, ka kritikuar shkeljet e saj të të drejtave të njeriut dhe i ka bërë thirrje Pekinit të mbajë një qëndrim të vendosur ndaj luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Në korrik, ajo njoftoi një strategji të re të Kinës për të reduktuar varësinë nga Pekini duke "ç'rrezikuar" varësinë e kompanive gjermane nga Kina.

Baerbock gjithashtu ka paralajmëruar Kinën për sjelljen e saj agresive ndaj Tajvanit dhe tha se një përshkallëzim ushtarak "do të ishte një skenar tmerri për të gjithë botën"./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB