Bota

Korrupsion dhe shpërdorim detyre! Aksion në Kosovë, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë

Gjatë opreacionit policor dhe kontrolleve janë sekuestruar rreth 20 mijë euro, armë, bizhuteri, dokumente të ndryshme si dhe pajisje elektronike.

F.I
Korrupsion dhe shpërdorim detyre! Aksion në Kosovë, arrestohet
eurot e sekuestruara

KOSOVË-Një operacion masiv i udhëhequr nga Prokuroria Speciale, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), është zhvilluar pasditen e djeshme (18 dhjetor) në Prishtinë, në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

Në kuadër të aksionit Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se gjatë këtij operacioni janë arrestuar shtatë persona me inicialet F.I., J.M., N.K., M.D., B.D., Sh.T. dhe G.L. Me vendim të Prokurorisë Speciale, të shtatë personave u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Gjatë opreacionit policor dhe kontrolleve janë sekuestruar rreth 20 mijë euro, armë, bizhuteri, dokumente të ndryshme si dhe pajisje elektronike.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një reagim në lidhje me aksionin, ka deklaruar se janë arrestuar disa zyrtarë të lartë publikë dhe persona përgjegjës, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion. Svelça raporton se në këtë rast dyshohet se janë të përfshirë kryetari i degës së Gjykatës së Graçanicës, me inicialet J.M., zyrtarë nga avokatura N.K., M.D. dhe B.D., eksperti i gjykatës Sh.T., një zyrtar i Departamentit të Shpronësimeve, zyrtari i ATK-së G.L., si dhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, me inicialet F.I./ZËRI

Poll

MOS HUMB