Bota

Kosova shpall të premten ditë zie në nder të akademikut Rexhep Qosja

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, bëri publik vendimin për të shprehur nderimet dhe mirënjohjen për akademikun.

zh.ll
Kosova shpall të premten ditë zie në nder të akademikut
rexhep qosja

KOSOVË- Kosova e ka shpallur të premten, 24 prill, ditë zie kombëtare në nder të veprës dhe jetës së akademik Rexhep Qosja. Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, bëri publik vendimin për të shprehur nderimet dhe mirënjohjen për akademikun.

“Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, shpallet Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës. Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet”, thuhet në njoftim.

Gjatë Ditës së zisë, flamujt do të ulen në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike në Kosovë.

Qosja u nda nga jeta në moshën 89-vjeçarë këtë të enjte, dhe u përcoll drejt banesës së fundit në një ceremoni ku morën pjesë vetëm anëtarë të rrethit të ngushtë të familjes.

Në njoftimin zyrtar, familj njoftoi se nuk do të presë vizita dhe as do të marrë pjesë në organizime, duke respektuar kështu amanetin e tij./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB