Bota

Krizë politike në Francë, kryeministri François Bayrou humbet votëbesimin

Asambleja Kombëtare votoi me 364 vota pro rrëzimit të qeverisë, kundrejt 194 votave kundër.

F.I
Krizë politike në Francë, kryeministri François Bayrou
François Bayrou

FRANCË-Franca është zhytur në një krizë të re politike, ndërsa deputetët votojnë për shkarkimin e kryeministrit. François Bayrou, ka humbur votën e besimit që vetë kërkoi ndaj qeverisë së tij, duke çuar në rrëzimin e ekzekutivit që drejtonte. Asambleja Kombëtare votoi me 364 vota pro rrëzimit të qeverisë, kundrejt 194 votave kundër.

'Presidenti francez Emmanuel Macron do të emërojë një kryeministër të ri "brenda pak ditësh", thotë zyra e tij.

Bayrou kishte deklaruar më herët se “rreziku më i madh është të mos marrim asnjë rrezik”, ndërsa e cilësoi këtë votë si një moment kritik për të ardhmen politike dhe institucionale të vendit.

Rënia e Bayrou-t erdhi pasi ai e vuri qeverinë e tij në një debat emergjent besimi të përqendruar në çështjen e borxhit francez. Ai e kaloi verën në fjalime, intervista dhe postime në mediat sociale, duke paralajmëruar për kërcënimin “ekzistencial” ndaj Francës nëse ajo nuk do të fillonte të trajtonte detyrimin e saj prej 3.4 trilionë eurosh.

Megjithatë, rezultati i votimit tregoi mungesën e mbështetjes së mjaftueshme për agjendën e tij reformuese dhe për modelin e tij të qeverisjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB