Bota

Kryeministri skocez: Të afërmit e mi në Gaza mund të vdesin, kanë dhe 6 shishe ujë

Kreu i qeverisë skoceze, Humza Yousaf, deklaroi se vjehrra dhe bashkëshortja e tij janë 'ngujuar' në një ndërtesë, së bashku me persona të tjera.

D.XH
Kryeministri skocez: Të afërmit e mi në Gaza mund të vdesin,
Kryeministri skocez Humza Yousaf dhe bashkeshortja

GAZA – Kryeministri i Skocisë, Humza Yousaf, po përjeton edhe personalisht tmerrin që po ndodh në Gaza.

Kjo, sepse, familjarët e tij kanë mbetur të bllokuar në enklavë. Yousaf tha se vjehrra dhe bashkëshortja e tij, kanë mbetur të bllokuar dhe se nuk kanë ushqim e ujë të mjaftueshëm.

“Të afërmit e mi janë së bashku me shumë persona të tjerë, afër 100 persona dhe ndodhen në të njëjtën banesë.

Ata më kanë thënë se kanë vetëm 6 shishe me ujë të pijshëm. Kaq pak ujë, për kaq shumë njerëz, është i pamjaftueshëm. Aq më tepër, mes 100 personave të bllokuar, është edhe një bebe”, deklaroi kryeministri skocez Yousaf.

Kreu i qeverisë skoceze u shpreh shumë i tronditur, duke thënë se nuk e dinte, nëse familjarët e tij do ia dalin dot.

Humza Yousaf deklaroi se përpos mungesave me ushqim, ‘të ngujuarit’ në një ndërtesë të vetme, përballen edhe me sulme me raketa izraelite.

Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa përgjigja ishte e menjëhershme. Më tepër se 6400 persona kanë vdekur nga sulmet e përgjakshme të të dyja palëve./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB