Bota

Kryeson në sondazhe, Lideri socialist bën thirrje për formimin e qeverisë së majtë

Ai tha se NPF do të jetë blloku më i madh në parlament dhe duhet të lejohet të formojë një qeveri.

F.m
Kryeson në sondazhe, Lideri socialist bën thirrje për formimin e
Olivier Faure

FRANCË- Lideri socialist Olivier Faure ka bërë thirrje për formimin e qeverisë së majtë.

“Franca i ka thënë jo dhënies së pushtetit Mitingut Kombëtar [të së djathtës ekstreme]”, tha ai.

"Kjo është një fitore për Frontin e Ri Popullor (NFP)" - aleanca midis forcave të krahut të majtë.

Ai tha se NPF do të jetë blloku më i madh në parlament dhe duhet të lejohet të formojë një qeveri. Sondazhet e para në shtetin francez kanë nxjerrë favoritë të majtët si dhe të fundit në listë, partinë Rally National të së djathtës ekstreme të Marine Le Pen.

BBC shkruan se Koalicioni i majtë Fronti i Ri Popullor do të fitojë shumicën e vendeve në parlamentin e Francës. Në vend të dytë është renditur Aleanca e Ansamblit e Emannuel Macron.

Poll

MOS HUMB