Bota

Kush është modelja e pasur? Thashethemet: Mungesa e Kate dhe dashnorja e Princ William

Disa burime pohojnë se është e mundur sepse Rose dhe William dyshohet se kanë filluar të takohen në vitin 2014 dhe ajo ka mbetur shtatzënë në mesin e vitit 2015.

f.t
Kush është modelja e pasur? Thashethemet: Mungesa e Kate dhe dashnorja
Lady Rose Hanbury, Princ William dhe Kate Middelton

BRITANI E MADHE- Mes dramës që po shpaloset për mungesën e Kate Middelton, shfaqja e papritur e Sarah Rose Hanbury, marshionesha e Cholmondeley, i ka shtuar një tjetër thashethem sagës tashmë pikante, shkruan Kurir. Bukuroshja, ish-modelja Sarah Rose, është në qendër të vëmendjes së publikut botëror dhe të gjithë po flasin për të dhe lidhjen me William, duke e fajësojnë atë për "zhdukjen" e Kate Middleton.

E ndërsa të gjithë po pyesin se ku është zhdukur Princesha e Uellsit, familja mbretërore ka bërë të ditur për publikun se ajo ishte ulur pranë bashkëshortit të saj në një makinë dje kur paparacët i fotografuan jashtë kështjellës Windsor. Tani të gjithë besojnë se pranë princit britanik William është në të vërtetë Lady Rose.

Kush është Lady Rose

Sarah Rose Cholmondeley, 39-vjeëështë një ish-modele që dikur ka punuar në ekipin e PR të deputetit konservator Michael Gove si studiuese, por tani përdor "kohën e saj të biznesit" për të drejtuar pasurinë e burrit të saj, David Roxavidge, Markezja e 7-të e Cholmondeley. Çifti ka tre fëmijë - binjakët Alexander Hugh George Cholmondeley, Earl of Roxavidge dhe Lord Oliver Timothy George Cholmondeley, të cilët janë 15 vjeç, dhe vajzën tetëvjeçare Iris Marina Aline Cholmondeley. Ata jetojnë në Houghton Hall, një shtëpi madhështore e klasës I të renditur me 106 dhoma në Norfolk.

Lidhjet e saj me familjen mbretërore datojnë shumë më parë: gjyshja e saj nga nëna, Lady Elizabeth Lambert, ishte një nga tetë shoqërueset e nuses në dasmën e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II me Dukën e Edinburgut.

Një lidhje me William dhe gati një divorc?

Ish-modelja dhe Princi William janë përfolur për një lidhje prej vitesh, dhe gjithashtu ka pasur pretendime se David Cholmondeley po divorcohet nga Rose sepse ai në fakt nuk është babai i fëmijës së tyre, por William. As ky lajm nuk është konfirmuar, por disa burime pohojnë se është e mundur sepse Rose dhe William dyshohet se kanë filluar të takohen në vitin 2014 dhe ajo ka mbetur shtatzënë në mesin e vitit 2015. Për herë të parë, kjo lidhje u përfol në vitin 2019, kur Kate mbeti shtatzënë për herë të tretë.

Portali “Marca” raportoi para kurorëzimit të mbretit Charles se ai donte të ishte e pranishme Lady Rose, ndërsa Kate i dha kusht që ajo të mos kishte asnjë komunikim me të nëse do të ishte aty. Dhe ishte ky ultimatum që motivoi shumë të mendojnë për mashtrimin e princit./ZËRI

Poll

MOS HUMB