
SHBA- Autoritetet amerikane kanë arrestuar një shtetas kinez dhe ka ndërprerë një rrjet të madh kibernetik, i cili kishte grumbulluar të paktën 99 milionë dollarë fitime duke rishitur aksesin te kriminelët që e përdornin atë për vjedhje identiteti, shfrytëzimi dhe mashtrimi financiar, duke përfshirë fondet për lehtësimin e pasojave të Covid-19 Departamenti Amerikan i Drejtësisë citoi drejtorin e FBI-së Christopher Wray të thoshte të mërkurën se botnet-i "911 S5", një rrjet kompjuterash të infektuar me e-maile në gati 200 vende, ka të ngjarë të ishte më i madhi në botë.
Autoritetet thanë në një njoftim për shtyp se Yunhe Wang, 35 vjeç, u arrestua më 24 maj. Wang u arrestua në Singapor dhe urdhërat e kërkimit u ekzekutuan atje dhe në Tajlandë, tha zëvendës ndihmësdrejtori i FBI-së për operacionet kibernetike, Brett Leatherman. Autoritetet konfiskuan gjithashtu 29 milionë dollarë në kriptomonedhë, tha Leatherman. Ky rrjet akuzohet se ka përfituar 5,9 miliardë dollarë nga fondet e qeverisë amerikane për lehtësimin e pasojave të pandemisë. Wang rrezikon të dënohet deri në 65 vite burg nëse shpallet fajtor për akuzat e krimit kompjuterik dhe pastrimit të parave.
Aktakuza thotë se Wang përdori përfitimet e tij të paligjshme për të blerë 21 prona në Shtetet e Bashkuara, Kinë, Singapor, Tajlandë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shën Kitts dhe Nevis, ku tha se ai mori nënshtetësinë përmes investimit./ZËRI