Bota

LOJË DHE PUSHTET/ Si liderët botërorë përdorën sozitë për të turbulluar armiqtë

Disa prej liderëve botërorë thuhet se kanë përdorur sozi gjatë qeverisjes së tyre.

D.XH
LOJË DHE PUSHTET/ Si liderët botërorë përdorën
Putin dhe sozia e tij?

RUSI - Që nga pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin dhe ndërsa qarkullojnë thashethemet për shëndetin e tij, që thuhet se është përkeqësuar, teoritë se ai përdor një sozi vazhdojnë të qarkullojnë. Kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase, gjenerallejtënant Kyrylo Budanov, gruaja e të cilit u helmua në nëntor sipas zyrtarëve të inteligjencës ukrainase, ka treguar teori, se presidenti rus po përdor sozi, duke pretenduar se Putini 'i vërtetë' nuk është parë që nga qershori i vitit të kaluar.

Në gusht 2022, Budanov u shfaq në TV për të pohuar para shikuesve se gjatësia dhe veshët e Putinit kanë ndryshuar në paraqitjet e fundit. Në mars, Putini u tall nga Ukraina, teksa në shtetin ukrainas u tha se ai dërgoi një të ngjashëm të tij, në Mariupolin e shkatërruar nga lufta, në një vizitë të sigurisë së lartë. Zyrtari i Kievit, Anton Gerashchenko postoi tre imazhe të mjekrës së Putinit dhe vuri në dyshim nëse ato i përkisnin të njëjtit njeri.

Por koncepti i liderëve botërorë që përdorin sozi nuk është i ri. Për figurat në pushtet dhe zyrtarët e inteligjencës që i rrethojnë, sozitë dhe mashtrimet mund të shërbejnë si një metodë e dobishme për të shmangur vrasjen. Putin nuk është as lideri i parë rus, që raportohet se ka përdorur një sozi. Në vitin 2008, me miratimin e dukshëm të regjimit të Putinit, Felix Dadaev më në fund doli për të treguar një histori mjaft të jashtëzakonshme të kohës së tij, duke qenë sozia e Jozef Stalinit. Për një çerek shekulli, Stalini sundoi në mënyrë diktatoriale Bashkimin Sovjetik dhe e shndërroi atë në një fuqi të madhe botërore. Diktatori sovjetik ndoshta ushtroi pushtet politik më së shumti se çdo figurë tjetër në histori.

Ai industrializoi Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike, kolektivizoi me forcë bujqësinë, konsolidoi pozicionin e tij nga terrori intensiv policor, ndihmoi në mposhtjen e Gjermanisë nga vitet 1941-45 dhe zgjeroi kontrollet sovjetike, duke përfshirë edhe një sërë shtetesh të Evropës Lindore. Arkitekt kryesor i totalitarizmit sovjetik dhe një organizator i aftë, por fenomenalisht i pamëshirshëm, ai shkatërroi lirinë individuale dhe nuk arriti të promovonte prosperitetin individual, megjithatë ai krijoi një kompleks të fuqishëm ushtarako-industrial dhe e çoi Bashkimin Sovjetik në epokën bërthamore.

Sytë e ngushtë, të ‘thekur’ dhe mustaqet e varura ishin të dukshme – tipare që tmerruan gjysmën e botës, dënuan miliona persona me vdekje mizore dhe që edhe sot janë një simbol i despotizmit monstruoz. Por pavarësisht kthesës së kujdesshme të vetullave dhe flokëve, dolën fotot e një të ngjashmi, që nuk kishte qenë kurrë lider suprem i Republikës Sovjetike. Ky, siç mësoi publiku rus, ishte Dadaev, një balerin dhe xhongler, i cili, në mes të ‘mbrojtjes’ së dëshpëruar kundër ushtrive pushtuese të Hitlerit, u urdhërua në Kremlini të luante rolin e Stalinit. Për më shumë se gjysmë shekulli, Dadaev qëndroi i heshtur, nga frika e një dënimi me vdekje, nëse ai guxonte të hapte gojën. Por në moshën 88-vjeçare, ai më në fund doli në publik, për të treguar një histori mjaft të jashtëzakonshme.

Ai tha se ka qenë në rrugët e shkatërruara të Groznyt deri në Jaltë në bregun e Detit të Zi për përballjen historike të tre fuqive të mëdha, ku Stalini, Churchill dhe Roosevelt luftuan për të përcaktuar formën e Evropës së pasluftës. Autobiografia e Dadaev shpjegon se ai ishte një nga katër burrat e punësuar për të imituar liderin suprem, duke zënë vendin e tij në autokolona, në mitingje, në lajme dhe kudo – si prsh në Jaltë – sepse Stalini kishte frikë se ishte në rrezik. Mediat ruse u mahnitën nga gjetjet. Për vite me radhë, spekulimet për sozitë e Stalinit mbetën kaq, me të vërtetën e mbyllur në arkivat e KGB-së dhe të mbrojtura nga kultura e paranojës.

Nuk ka gjasa që libri i tij, Variety Land, i botuar në vitin 2008, do të ishte botuar pa miratimin zyrtar. Deklarata të shkurtra nga arkivat e KGB-së, industria shtetërore e filmit Mosfilm dhe Akademia shtetërore e Sigurisë, Mbrojtjes, Ligjit dhe Rendit mbështetën versionin e ngjarjeve të Dadaev.

Edhe Sadam Hussein kishte sozi

U raportua gjerësisht se ish-presidenti irakian Sadam Hussein kishte disa të ngjashëm, që e përkrahnin herë pas here në ngjarje publike. Zyrtarët e inteligjencës kishin dyshuar prej kohësh se Hussein përdorte sozi. Në shtator 2002, patologu Dr. Dieter Buhmann nga Universiteti Homberg në Saarland, Gjermani jugperëndimore, përcaktoi se ishin të paktën tre sozi që përdoreshin, që shfaqeshin në paraqitjet publike dhe shiheshin duke gjuajtur me pushkë, duke pirë puro, duke përshëndetur me dorë dhe duke kërcyer.

LOJË DHE PUSHTET/ Si liderët botërorë përdorën
Sadam Hussein

U sugjerua që sozitë flisnin rrallë, për shkak se edhe Hussein kishte të njëjtën karakteristikë. Buhmannit i ishte kërkuar nga një program lajmesh televizive gjermane, që të fshinte qindra video dhe fotografi të arkivuara të Hussein. Disidentët irakianë kishin folur për skemat e rekrutimit dhe kirurgjinë plastike, si dhe për trajnimin në lëvizje dhe sjellje.

Dr. Buhmann sugjeroi se fytyra e një sozie të raportuar ishte e gjerë. Për një tjetër, zona nën gojën ishte pjesërisht shumë e vogël dhe e ulët. Buhmann tha se ai kishte përdorur teknologji të re për të ekzaminuar rreth 450 imazhe të njerëzve që pretendonin se ishin Hussein nga paraqitjet dhe videot publike dhe ishte në gjendje të përcaktonte 'pa dyshim' se ai përdorte sozi.

Fidel Kastro e burgosi sozinë e tij

Si Shef i Shtetit, Shef i Qeverisë, Kryeministër, Sekretar i Parë i Partisë Komuniste Kubane dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Kubës, Fidel Kastro donte të njihej si 'Udhëheqësi maksimal', jo një despot dembel e koprrac. Sanchez kaloi 17 vjet duke punuar për Castron si një sozi, përpara se të mërzitej me punën dhe të kërkonte që të jepte dorëheqjen. Castro u përgjigj, duke e akuzuar për pabesi dhe duke e burgosur për dy vjet midis 1994 dhe 1996. Sanchez tha në vitin 2014 se dikur e shihte Kastron padiskutim karizmatik e si 'zot', duke pranuar: 'Do të kisha vdekur për të'.

Por më vonë ai tha se njeriu që ishte rritur duke admiruar u bë sundimtar i Kubës, sikur të jetë pronar tokash në shekullin e 19. "Për të, pasuria ishte mbi të gjitha një instrument pushteti, mbijetese politike, mbrojtje personale," tha ai. Sanches shtoi se Fidel Kastro gënjente në publik se revolucioni nuk i ka sjellë atij të mira materiale, pasi ai jetonte mes luksit. Pas një dekade me kokën ulur, Sanchez iku në SHBA si mërgim në 2008.

Ndërkohë, Castro ia dorëzoi pushtetin vëllait të tij, Raulit, në të njëjtin vit, duke garantuar se në mungesë të ndonjë partie të ligjshme opozitare në Kubë, dinastia Kastro do të vazhdojë të lulëzojë. Sanchez tha se Fidel Kastro ishte një burrë i fiksuar pas pushtetit dhe parasë, i cili u vetëquajt një hero i klasës punëtore, ndërsa jetonte i pasur. Ndryshe nga mbretërit apo të pasurit e mesjetës, Fidel e mbante pasurinë sekret. Ai kujdesej për këtë në mënyra të ndryshme, madje duke paguar edhe njerëz. Kastro bënte një jetë të dyfishtë madhështore, ndërsa e portretizoi veten si një revolucionar modest, duke shprehur përbuzjen e tij për konceptin borgjez të jetës dhe pushimeve.

LOJË DHE PUSHTET/ Si liderët botërorë përdorën
Fidel Castro

Ai kishte afera të shumta dhe i mbante të fshehta të dashurat e tij, së bashku me stilin e jetës së tij luksoze. Shtëpitë e tij të shumta, zyrat e tij, qyteti fantazmë ku stërviteshin guerilët, gjithçka ishte sekret, duke përfshirë paratë që ai merrte nga ekonomia kombëtare. Kastro grumbulloi një pasuri të madhe personale që i mundësoi të jetonte si një princ, duke pirë uiski gjatë natës. Ai jetoi si një princ, por gjuha e tij ishte e mbushur me sharje. Caya Piedra, një ishull me bukuri të pashoqe në Detin e Karaibeve në brigjet jugore të Kubës, ishte destinacioni i fshehtë i ikjes së Kastros, që udhëtonte në të vetmin jaht luksoz në republikën e Kubës./ZËRI/

Poll

MOS HUMB