
GAZA – Pika kufitare me Egjiptin, Rafah është hapur, teksa disa kamionë me ndihma, janë parë duke hyrë në enklavë.
Është e paqartë se për sa kohë do të qëndrojë i hapur vendkalimi. Izraeli deri më tani ka rënë dakord të lejojë 20 kamionë në Gaza.
Izraeli ka pranuar që në Gaza të hyjnë rreth 20 kamionë që transportojnë ushqime, ujë dhe ilaçe - por jo karburant. OKB shprehet se 20 kamionë me ndihma janë të pamjaftueshme për banorët nëë enklavë.
Juliette Touma, nga Agjencia e Ndihmës dhe Punës për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt, thotë se duhet të ketë ndihma më shumë, për Gazën.
"Banorët në Gaza kanë nevojë për furnizime me ujë dhe ushqim. Atyre iu nevojitet edhe karburanti, kryesisht për spitalet", tha ajo për programin Radio 4 Today.
Touma thotë se karburanti është thelbësor për të fuqizuar pompat e ujit. “Uji po mbaron në Gaza", deklaroi ajo.
Edhe vendkalimi kufitar, Rafah, nga ku po dërgohen ndihma drejt Gazës, ka pësuar dëmtime nga lufta.
Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa përgjigja e Tel Avivit ishte e menjëhershme. Më shumë se 4800 persona kanë vdekur nga sulmet e përgjakshme të të dyja palëve./Zëri.ai/