Bota

Lufta në Izrael/ Erdogan: Krijoni shtetin palestinez, Jerusalemi kryeqytet

Recep Tajip Erdogan foli për nevojën e krijimit të një shteti palestinez "të bazuar në kufijtë e vitit 1967" dhe me "Jerusalemin si kryeqytet".

k.m.
Lufta në Izrael/ Erdogan: Krijoni shtetin palestinez, Jerusalemi kryeqytet
Recep Tajip Erdogan

ANKARA- Presidenti turk Recep Tajip Erdogan dërgoi një mesazh të ri ndërkohë që lufta vazhdon në Rripin e Gazës. Në kundërshtim me retorikën e Perëndimit dhe ndërkohë që terroristët e Hamasit kanë vrarë të paktën 600 izraelitë, ai foli për nevojën e krijimit të një shteti palestinez "të bazuar në kufijtë e vitit 1967" dhe me "Jerusalemin si kryeqytet".

Konkretisht, presidenti turk deklaroi: Formimi i një shteti palestinez të pavarur, të integruar gjeografikisht, bazuar në kufijtë e vitit 1967 dhe me Jerusalemin si kryeqytet nuk mund të vonohet. Turqia është e gatshme të ndërmjetësojë për t'i dhënë fund konflikteve dhe për të ulur tensionin.

Vihet re se në mesazhet e mëparshme Ankaraja dukej se dënonte sulmet nga të dyja palët.

24 orë më parë Turqia dënoi ashpër vrasjen e civilëve në përleshjet midis izraelitëve dhe palestinezëve, me Ankaranë që tha se ishte e gatshme të ndihmonte në de-përshkallëzimin e situatës përpara se ajo të përhapet në zona të tjera. Në një deklaratë, Ministria e Jashtme turke theksoi se Ankaraja është në kontakt të ngushtë me të gjitha palët e përfshira, duke përsëritur thirrjen e presidentit Recep Tayyip Erdogan për përmbajtje.

Ministria e Jashtme turke gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve turq në rajon që të qëndrojnë në vende të sigurta./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB