
IZRAEL- Imazhet më të përgjakshme të gjysmëshekullit të fundit janë regjistruar në Rripin e Gazës, me përleshjet mes izraelitëve dhe palestinezëve që sjellin kujtimet e luftës së Yom Kippur të vitit 1973. Në orët e fundit, pamjet "live" nga Gaza pas breshërisë së sulmeve me raketa kanë qenë tronditëse.
Më shumë se 600 të vdekur janë shënuar, ndërsa të dyja palët raportojnë se janë mijëra të plagosur. Siç raporton Al Jazeera, më shumë luftëtarë palestinezë janë infiltruar në qytetin jugor të Izraelit, Magen. Luftime të ashpra po zhvillohen në zonë me ushtrinë izraelite që po përdor tanke kundër militantëve, sipas disa mediave izraelite.
Në të njëjtën kohë, në luftë u përfshi edhe Hezbollahu, i cili filloi një sulm nga Lartësitë e Golanit, që nga territori i Libanit. Izraeli gjithashtu iu përgjigj sulmit duke lëshuar raketa dhe duke goditur objektivat strategjikë. Ndërkohë Izraeli i ka kërkuar ndihmë Egjiptit për të ndërmjetësuar lirimin e izraelitëve të mbajtur rob nga Hamasi./Zëri.ai