SHBA- Të mërkurën, më 13 gusht, pas diskutimeve që Volodymyr Zelenskyy do të zhvillojë me përfaqësuesit e vendeve evropiane. Pasi të përfundojnë bisedimet e tyre, diskutimeve do t'u bashkohet edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Sipas të dhënave që bëjnë me dije burime nga "NBC News", në të njëjtën bisedë do të marrë pjesë edhe zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance.
Të njëjtat burime raportojnë se pas telefonatës me presidentin e SHBA-së, do të pasojë një raund i ri bisedimesh midis Zelenskyy-t dhe aleancës më të gjerë të vendeve që mbështesin Kievin. Përveç shteteve evropiane, kjo aleancë përfshin Britaninë dhe Kanadanë. Trump dhe Vance nuk do të marrin pjesë në këtë videokonferencë të dytë.
Telefonata e 13 gushtit shihet si një përgatitje për takimin e planifikuar të Presidentit Trump me Presidentin rus Vladimir Putin, i cili është caktuar për 15 gusht në Alaska. Më 8 gusht, presidenti amerikan tha se priste të takohej me Putinin, ndërsa pak më vonë këshilltari i presidentit rus, Yuri Ushakov, konfirmoi datën dhe vendndodhjen e takimit. Ushakov tha se bisedimet do të përqendroheshin në propozimet për një zgjidhje paqësore afatgjatë të krizës ukrainase./ZËRI