
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha përmes një deklarate se Serbia votoi gabimisht në OKB për rezolutën evopriane që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, dhe jo atë të SHBA-së që ishte pro-Rusisë. Vuçiç ka kërkuar menjëherë falje qytetarëve duke u shprehur se ishte një gabim nga delegacioni serb.
"Ne votuam për rezolutën evropiane, pro dhe për atë amerikane duke abstenuar, ky ishte një gabim”, tha Vuçiç.
Sot është tre vjetori i nisjes së agresionit rus në Ukrainë. Më 24 shkurt 2022, Rusia pushtoi Ukrainën në një përshkallëzim të madh të Luftës Ruso-Ukrainase, e cila kishte filluar në vitin 2014. Pas dështimit për të arritur një fitore të shpejtë, konflikti është zvarritur për tre vjet, duke evoluar në një luftë rrënimi të shënuar nga viktima të rënda, shkatërrime të përhapura, ndryshim të vijës së frontit dhe krizë me rritjen më të shpejtë të refugjatëve.
Sot në Këshillin e OKB-së u miratua rezoluta nga Bashkimi Evropian që kërkonte ruajtjen e integritetit të territorëve të Ukrainës./ZËRI