
GAZA- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vizitoi sot trupat në Rripin verior të Gazës, në mes të një armëpushimi katërditor me Hamasin, marrëveshja e parë e arritur që nga nisja e luftës. Sipas zyrës së kryeministrit, Netanyahu ka vizituar edhe një nga tunelet e Hamasit të zbuluara nga ushtria izraelite. I veshur si ushtar, Netanyahu ka caktuar edhe 3 synimet kryesore të Izraelit në këtë luftë të sapo nisur.
"Ne po bëjmë çdo përpjekje për t'i kthyer pengjet tona dhe përfundimisht do t'i kthejmë të gjithë. Ne kemi tre synime për këtë luftë : eliminimin e Hamasit, kthimin e të gjithë pengjeve tona dhe sigurimin që Gaza të mos bëhet më një kërcënim për shtetin e Izraelit. Ne do të vazhdojmë deri në fund. Deri në fitore. Asgjë nuk do të na ndalojë dhe jemi të bindur se kemi fuqinë, forcën, vullnetin dhe vendosmërinë për të arritur të gjitha objektivat e luftës dhe do ta bëjmë,”-tha ai në fjalën e tij.
היום בסיור בעזה: נמשיך עד הסוף - עד לניצחון. pic.twitter.com/e2aEA7Gfa4
— Benjamin Netanyahu - בנימין נתניהו (@netanyahu) November 26, 2023
Sipas zyrës së kryeministrit izraelit, Netanyahu shoqërohej nga shefi i tij i shtabit, Tzachi Braverman, këshilltari për sigurinë kombëtare Tzachi Hanegbi, sekretari i tij ushtarak dhe gjeneral-lejtant Avi Gil dhe zëvendës shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, gjeneral-lejtant Amir Baram. Më vonë sonte, Netanyahu do të flasë me telefon me Presidentin e SHBA, Joe Biden, për t'iu shpjeguar me detaje çfarë ka parë në Gaza. Sot, Hamasi liroi një grup tjetër pengjesh të dielën, duke përfshirë 13 izraelitë dhe katër shtetas të huaj, mes tyre edhe një 4-vjeçare amerikano-izraelite./Zëri.ai