Bota

Makina e Papës shndërrohet në ambulancë për fëmijët në Gaza, Vatikani: Ishte amaneti i fundit i Françeskut

Caritas synon që ambulanca të përdoret në zona të ndryshme, sapo të jetë e mundur qasja humanitare në Gaza.

I.F
Makina e Papës shndërrohet në ambulancë për
Makina

VATIKAN- Një nga makinat e Papa Françeskut do të shndërrohet në një ambulancë për fëmijët në Rripin e Gazës. Sipas Vatikanit, ky ishte një nga amanetet e Papa Françeskut. Automjeti i përdorur nga Papa i ndjerë gjatë vizitës së tij në Tokën e Shenjtë në vitin 2014 do të jetë i pajisur me pajisje diagnostikuese dhe mjekësore emergjente për të ndihmuar pacientët e rinj në enklavën palestineze, pasi objektet e shërbimit shëndetësor u shkatërruan për shkak të sulmeve izraelite.

“Papa Françesku, i cili vdiq muajin e kaluar, ia besoi iniciativën organizatës katolike të ndihmës Caritas Jerusalem disa muaj para vdekjes së tij. Kjo është një ndërhyrje konkrete që shpëton jetë në një kohë kur sistemi shëndetësor në Gaza është pranë kolapsit total”, tha për Vatican Neës Peter Brune, Sekretari i Përgjithshëm i Caritas Sweden, i cili mbështet projektin.

Makina e Papës shndërrohet në ambulancë për
Makina

Makina do të jetë e pajisur me teste të shpejta infeksioni, vaksina, pajisje diagnostikuese dhe me personel mjekësor. Caritas synon që ambulanca të përdoret në zona të ndryshme, sapo të jetë e mundur qasja humanitare në Gaza.

"Ky nuk është vetëm një automjet. Ky është një mesazh se bota nuk i ka harruar fëmijët e Gazës", shtoi Brune.

Makina e Papës shndërrohet në ambulancë për
Makina

Gaza ka një komunitet të vogël të krishterë dhe Vatikani u shpreh se Papa Françesku e thërriste Kishën e Familjes së Shenjtë në Gaza pothuajse çdo ditë gjatë pjesës më të madhe të luftës, e cila filloi në tetor 2023 kur Hamasi sulmoi Izraelin./ZËRI

Poll

MOS HUMB